• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deportimi/ Bashkëpunëtori i fundit nazist sillet nga SHBA në Gjermani

by Java News
21/08/2018 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-bashkëpunëtor nazist, tashmë 95 vjeç, i cili ka shërbyer si roje i një kampi përqëndrimi, si pjesë e famëkeqes SS gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka mbërritur në Gjermani pas një beteje të gjatë kundër deportimit nga Shtetet e Bashkuara. Jakiw Palij ka qenë një qytetar pa shtetësi, që kur një gjykatës federal i revokoi atij nënshtetësinë amerikane në vitin 2003. Prej vitesh, Gjermania ka refuzuar ta pranojë atë, kjo për shkak se ish-bashkëpunëtori nazist nuk ka pasur kurrë nënshtetësinë gjermane.

Pasi mbërriti në Dyseldorf, ai u dërgua në një shtëpi përkujdesjeje ndaj të moshuarve, sipas asaj që bëjnë të ditur mediet gjermane. Ambasadori i Amerikës në Berlin, Richard Grenell lavdëroi “lidershipin e vendosur” të qeverisë së re gjermane dhe të presidentit Donald Trump, në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Autoritetet besojnë se Palij ka qenë bashkëpunëtori i fundit i gjallë nazist që jetonte në SHBA, ndërkohë që rezidenca e tij në zonën “Queens” të qytetit të Nju Jorkut është bërë shpesh shënjestër e protestave nga banorë të tjerë të zonës.

Palij thuhet të jetë lindur në një zonë të Polonisë, e cila në ditët e sotme i përket Ukrainës. Në vitin 1943, ai iu bashkua kampit stërvitor të SS-ve “Trawniki” në Poloninë e pushtuar nga nazistët. “Trawniki” ka qenë i njohur për keq për shkak se aty stërviteshin mijëra civilë nga zonat e pushtuara, të cilët më pas u bënë pjesë aktive e SS-së, sikurse edhe rojet e kampeve të vdekjes në Sobibor, Treblinka dhe Belzec. Top Channel

Next Post
FSHF: Jemi pro rikandidimit të Aleksandër Ceferin si shef i UEFA-s

FSHF: Jemi pro rikandidimit të Aleksandër Ceferin si shef i UEFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In