• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

by A. Q
15/09/2026 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo fëmijë më spektër të autizmit jo vetëm duhet të depistohet por edhe të trajtohet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.

Duke u ndalur te programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, ministrja Spahiu foli edhe për Programin Kombëtar të Depistimit të Skoliozës te Fëmijët.

Prioritet do të jetë unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit, nga referimi dhe diagnostikimi deri te trajtimi i rasteve të evidentuara.

Në vijim të masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të forcuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, po intensifikohen politikat në mbështetje të shëndetit të fëmijëve, përmes programeve kombëtare të parandalimit dhe kujdesit të hershëm.

Sa i takon depistimit dentar për fëmijët PAK është finalizuar marrëveshja me Klinikën Stomatologjike Universitare, nga ku do të nisë, brenda këtij viti, zbatimi i programit të specializuar.

Për ofrimin e shërbimit do të angazhohet një ekip profesionistësh, me mjekë stomatologë, mjekë anestezistë-reanimatorë, të cilët shërbejnë në spitalet rajonale të vendit.  Një pjesë e rëndësishme e programit do të jetë edhe trajnimi i profesionistëve, në mënyrë që kujdesi dhe trajtimi të përshtaten sa më mirë me nevojat specifike të këtyre fëmijëve.

Next Post
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In