• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dentistja shqiptare “bënte copash” klientët në New York

by
27/04/2015 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 45 vjeçare shqiptare në New York, menaxhere e një zyre do të gjykohet nën akuzën se ka mashtruar me licencën e saj duke u shtirur si dentiste kur dentisti i vërtetë nuk ka qenë në zyrë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane sipas të cilave pacientë të shumtë janë ankuar dhe kanë denoncuar veprimet shqiptares Valbona Yzeiraj , pasi ajo u ka nxjerrë dhëmbët apo kryer shërbime të tjera stomatologjike duke u shkaktuar lëndime serioze.

Sipas autoriteteve amerikane dentistja kurrë nuk kishte ndjekur studimet për stomatologji. Mediat amerikane bëjnë të ditur se Dr. Val siç njihej shqiptarja nuk ishte e autorizuar të ushtronte profesionin e dentistit. Sipas hetimeve, Yzeiraj ishte menaxherja e laboratorit të dentistit dr. Xhefri Shongold.

Kur ky i fundit nuk ndodhej në punë, ajo vishej si dentiste dhe priste pacientë të ndryshëm. Këtë detyrë të paautorizuar ajo e ka ushtruar nga nëntori 2012 deri në gusht të vitit 2013.

“Ajo diagnostikonte pacientët, bënte rreze x, si edhe u injektonte atyre anestezi deri të mbushjet e dhëmballëve”, ka thënë në gjyq asistenti i dentistit, Patrik Mekadën.

45 vjeçarja shqiptare madje kishte krijuar edhe klientelën e vetë duke kryer punë me pacientët pa dijeninë e dentistit. Kjo e bëri mjaft popullore dhe të njohur shqiptaren në Bronks.

Dyshimet e para lindën kur një pacient pati komplikacione dhe shqetësime lidhur me dhëmbët. Ndërkohë disa të tjerë nisën të kishin infeksione orale dhe dhimbje në dhëmballë. Pas zbulimit, dentisti e shkarkoi nga detyra Yzeirajn. Por kjo e fundit sipas hetimeve u përpoq t’i grabiste xhiron e ditës, kur iu komunikua shkarkimi.

Nëse ajo shpallet fajtore, rrezikon deri në 7 vjet burg. Por edhe nëse shpallet e pafajshme, ajo do të paguajë 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara. Yzeiraj ka emigruar në SHBA në vitin 2003.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

PS: Problemi më i madh i Tiranës, vetë Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In