• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Dentistja mashtruese’/ Rrëfimi i nënës: Olesia më mori kursimet e jetës me të cilat do kuroja vajzën

by Java News
14/03/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje nga viktimat e dentistes durrsake qe akuzohet per mashtrime ne shume marramendese ka pranuar te jape dëshminë e saj. Fjorza Mullai ka rrëfyer se si dentistja Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro, të cilat i kishte kursyer për të kuruar vajzën e saj, që ishte me fibrozë cistike. Mullai ka deklaruar për Report Tv se i ka dhënë Dukës kursimet për kurimin e vajzës, pasi ka rënë pre e mashtrimit, teksa dentisja Duka i ka premtuar se do të ndërhyjë te politika për t’i kuruar vajzën.

Intervista e plotë:

Pse keni vendosur të flisni për një situatë kur ju jeni përfshirë disa kohë më parë dhe ndjeheni e mashtruar, e lënduar dhe në kërkim të një shprese?
Sa i përket çështjes së Olesia Duka është trajtuar gjithmonë se biznesmenë i kanë dhënë lekë ose ajo ka gjetur mënyra për t’i marrë, dhe ndërkohë ata janë njerëz që kanë shumë lekë. Rasti im është krejt ndryshe. Ajo shfrytëzoi situatën time që kam një fëmijë me fibrozë cistike, kam dalë shpesh në televizor për të folur rreth çështjes, meqë trajtimet këtu janë inekzistente dhe neve na duhen realisht miliona.

Më vonë trajtimet shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Duke parë që situata ishte delikate, ajo mu afrua me idenë që ‘do iu ndihmojë për ligjin, meqë në rrjetet sociale kishte postime me deputetë, me njerëz që kishin të bënin me shoqata, dhe ne kishim vërtet nevojë për ndihmë, për shoqatën që sapo kemi krijuar për fibrozën cistike.

Më premtoi ndihmë jo vetëm për fëmijën tim, por edhe për të gjithë fëmijët e tjerë që unë kam marrë përsipër për ta çuar përpara si nismë. Ideja është që sigurisht që lekët nuk jepen kollaj, por kur je në situatën time nuk janë as edhe një gjë. Një antibiotik i vajzës sime shkon deri në 800 euro dhe ajo e di shumë mirë, sepse ne e kishim diskutuar, pasi e kisha kliente. Sa herë që blinte më afrohej edhe më shumë, deri sa arriti puna deri aty sa arriti puna sa më tha ‘do të jap këtë, atë, dhe si këmbim më kërkoi një hua për një afat të shkurtër.

ma.me

Next Post
9 vite nga tragjedia e Gërdecit, si ja hodhën drejtësisë fajtorët

FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In