• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncohen zgjedhjet e futbollit në Shkodër/ Akuza: Ka manipulim, ka persona me dy rroga nga FSHF!

by Java News
05/02/2022 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër Kujtim Shaba denoncon manipulimet dhe abuzimet me zgjerdhjet për shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër.

Në një intervistë për gazetën Dita, Kujtim Shaba, trajner futbolli dhe ish-drejtues i klubit të Vllaznisë, tregon se është propozuar nga tre anëtarë sipas Statutit. Ai nënviuzon se kjo mungesë transparence vjen për të zgjedhur me ccdo kusht kandidatin tjetër.

Profesor Shaba sjell raste konkrete se si personat që merren me administrimin e këtyre zgjedheve janë në konflikt të hapur interesi pasi janë “blerë” me poste nga ana e Federatës Shqiptare të Futbolit që drejtohet nga Armand Duka. Ai thekson se në këtë process po bëhet shtim fiktiv I delegatëve dhe I shoqatave.

Si i shihni zgjedhjet në FSHF, ndërkohë shumë personalitete nga sporti kanë thënë që Duka duhet të largohet pas 20 vitesh dhe po tenton një mandat të gjashtë?

PUnë nuk kam hyrë për të hequr Dukën, por unë kam hyrë për të fituar zyrën rajonale të Shkodrës.Kam qenë drejtori i zyrës rajonale të Shkodrës dhe për këtë kam konkuruar.Jam propozuar nga tre shoqata,siç e përcakton rregullorja. Kam kërkuar që të më jepet lista e ekipeve që kanë të drejtë vote dhe delegatëve për votë.Nuk ma ka dhënë qysh një muaj e gjysëm.

Në 10 Janar ishin zgjedhjet dhe u shtynë për arsye të Covid-it. Se cila ishte arsye e Covidi-it nuk e di, nuk ma ka shpjeguar kush! A kanë qenë këta që votojnë me Covid, kanë qenë arsye mangësi të miat nuk e di. Kam bërë një kërkesë tjetër prapë me e-mail të skanuar, ku kam kërkuar prapë të më jepet lista e votuesve që t’i takoj personalisht për idetë e mia për zhvillimin e futbollit rajonal.

Duke pasur një eksperiencë gjashtë vjet si drejtori i përgjithshëm, si administrator i futbollit të Vllaznisë të klubit Vllaznia.As një përgjigje, as nuk kanë denjuar të më japë dikush përgjigje.Jua kam bërë të qartë në 8 Shkurt që zgjedhjet dakord do të bëhen sipas kushteve që ka vënë FSHF. Janë të rregullta, s’janë të rregullta, janë të njëanshme pak rëndësi ka, unë do t’i zbatoj sipas rregullave të tyre, statutin që kanë bërë,por brenda komformë ligjit dhe transparencës.

Mos t’i shkoj mendja dikujt sepse do të shtojnë shoqata dhe do të mbajnë përgjegjësi personat të cilët në atë moment mund të shtojnë shoqata, ose mund të bëjnë votuesa të parregullt, unë këtë nuk do ta lejoj. Dhe e dyta kërkoj që votimi të jetë transparent ku të jenë pjesëmarrës të gjithë televizorët, kaq është. Domethënë unë do të flas sipas lojës së tyre, në fushën e tyre ta marrim me termin sportiv, me arbitra ata, me VAR prap ata edhe penalltinë e gjuajnë ata. Unë do luftoj brenda të gjitha rregullave rregullave të tyre.Atëherë prej 17 shoqatave shoqatat duhet të jenë si puna e atyre në Lezhë.

A u bënë zgjedhjet në Lezhë?

Në Lezhë vjet nuk janë bërë zgjedhjet.Pse nuk janë bërë zgjedhjet?Sepse shoqata e Lezhës nuk është e regjistruar në gjykatë.Dhe këtu të gjithë shoqatat duhet të jenë të regjistruara në gjykatë. Shoqata që janë fiktive nuk duhet t’i lejojnë të votojnë.

Ju pse mendoni se bëhet kjo. Kemi vënë re që ka ndryshime të delegadëve. Pse ky ndryshim, mendoni se fshihet diçka?

Po kuptohet që fshihet diçka sepse këtu e ka pasur të sigurt humbjen kandidati tjetër që në 10 Janar.Dhe gjetën shkak Covid-i.

Mendoni se mund të bëhet kjo pa u vënë re nga drejtuesit e FSHF-së?

Shiko unë isha në FSHF që të jem korrekt. Pata një muhabet shumë konstruktiv, i cili më tha, ne nuk organizojmë zgjedhjet. Zgjedhjet i organizon shoqata rajonale e Shkodrës. Dhe këtu e mbyll muhabetin. Pra ne monitorojmë, marrim pjesë, por nuk organizojmë. Dhe shoqata rajonale e Shkodrës ka për detyrë me dhënë listat e delegatëve dhe ekipet që votojnë. Këtu në shoqatën rajonale të Shkodrës, janë Armando Cungu, trajneri i U19 tash e sa vjet, i cili ka qenë edhe drejtor rajonal, në konflikt interesi, sepse ky person ka votuar. Dhe ky person ka votuar para 4 viteve. E dyta, procesverbalin e morën siç e ka mbajtur Kreshnik Krepi që mbajti ndryshimet. Dhe pas atij që ka mbajtur procesverbalin, u emërua….

Pra mori direkt post?

Po. Elis Legata, trajneri i atletikut, i cili formoi ekipin e femrave për të shkatërruar ekipin e Murlanit, për të fituar edhe një votë me femrat. Një person i cili është zv.trajner i futbollit të femrave në kombëtare, që besoj e merr rrogën, dhe e dyta e merr rrogën tjetër te kombëtarja rajonale. D.m.th merr dy rroga nga Federata. Pra këta njerëz i shërbejnë. Dhe unë jam duke luftuar, ose duke pretenduar për t’u bërë drejtor, kundër të gjithë këtyre njerëzve, që janë ca lëpirësa, njerëz që shohin interesat, por nuk do t’ja dalin. Atë ditë ose do të bëhet sipas rregullave, ose nuk do të ketë zgjedhje. Unë jam vendosur, unë do të luftoj aty ose do të bëhet zgjedhjet sipas ligjeve, ose sipas kushteve siç janë, domethënë të drejta, të ligjshme, të pasqyruara, ose nuk do të ketë zgjedhje fare. Besoj që media duhet të jetë transparente. Pa media nuk duhet të ketë zgjedhje. Duhet të respektohen të gjitha këto. Këto janë pretendimet e mia dhe aty do të shikoni sesi do të bëhen ato zgjedhje.

Zgjedhjet rajonale janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet pastaj për Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahen më pas në 2 mars.

Unë jam kandidat dhe nuk e kam ditur që … Domethënë kur jam propozuar për kandidat, kryetari ose drejtori i zyrës rajonale nuk ka pasur të drejtë vote. Kanë qenë për t’u propozuar tre delegatë. Ata kanë pasur të drejtë vote. Kryetari ka qenë vetëm për organizimin e zhvillimit të futbollit rajonal, administrimit të tyre. Sot qenka ndryshuar prapë me statut. Do të thotë që kryetari paska të drejtë vote. Edhe delegatët që do zgjidhen.

Edhe në Asamble të përgjithshme?

Dhe këtu duhet të bëhet edhe lufta më e fortë tani. Sepse e duan sot me çdo kusht që ta kenë edhe kryetarin. Ta fitojë me meritë nuk ka asnjë problem, pra ta fitojë dikush me meritë brenda rregullave, bravo i qoftë, ta fitojë më i miri. Ua jap dorën. Por jo me makinacione të ndryshme, me shtim delegatësh, me njerëz që ndryshojnë statutin nga një datë në datën tjetër. I ftoj të gjithë mediat, sepse atë ditë do ketë shoë në zgjedhje.
Me arbitër në favor të tyre, por unë do ta çoj deri në fund, pergatiti TEMA

Next Post
EMRI/ Pranga 34-vjeçarit në Tiranë, lëvizte me armë zjarri

EMRI/ Pranga 34-vjeçarit në Tiranë, lëvizte me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com