Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën e re të qeverisë kundër korrupsionit në institucionet publike.
Në një postim në mediat sociale, Rama bën me dije se nga sot është gati platforma “Denonco Kadastrën”, ku të gjithë qytetarët mund të dërgojnë problemet e tyre lidhur me këtë institucion.
“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën👊
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan Rama.
/a.r