• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi tronditës i nënës në polici: Vajza ime e sëmurë shfrytëzohet për prostitucion

by Ardit Rada
18/07/2020 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza nën moshë, apo që kanë probleme shëndetësore, nuk i shpëtojnë dot shfrytëzimit për qëllime prostitucioni, në vendin tonë.

Të tilla janë edhe dy rastet e fundit, të cilët janë nën hetim nga prokuroria.

Rasti tronditës i 17-vjeçares nga Fushë-Kruja, e cila ishte droguar dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë nga disa djem, madje e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me 7 persona njëherësh, nuk është i vetmi që po hetohet nga prokuroria.

Një dosje e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Fushë-Krujë, po hetohet prej fillimit të muajit qershor 2020 në Tiranë.

Një vajzë 23-vjeçare Entela.T, ka të dhëna se shfrytëzohet si prostitutë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës.

Vajza e cila sipas kallëzimit në polici të nënës së saj, vuan edhe nga sëmundja e “Epilepsisë”, por largohet shpesh nga shtëpia duke mos u kthyer për disa ditë me radhë. Sipas nënës, Shadije.T, vajza e saj Entela është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj:

Në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. Entela doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

Shadija, thotë në dëshminë e saj se e ka telefonuar disa herë Entelën, por kjo e fundit ja ka mbyllur telefonin. Atëherë i ka shkruar mesazh duke e pyetur se ku ishte dhe kur do vinte në shtëpi? Nga ana tjetër Entela i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

Shadija, tregon se në orën 7:24 të mëngjesit të datës 6 qershor 2020 ka pasur komunikimin e fundit me vajzën e saj Entela. Sipas Shadijes, Entela ka ikur disa herë nga shtëpia dhe ka shkuar në Fushë-Krujë tek disa shokë të saj, mes të cilëve njëri quhet Armando. Sipas nënës në rastet që Entela ka qëndruar në Fushë-Krujë, ajo ka qëndruar 2-3 ditë dhe ka shkuar në shtëpi, duke i treguar Shadijes se ata personat me të cilët është shoqëruar, i kanë mbajtur telefonin celular dhe i kërkonin lekë që tia kthenin.

Fillimisht Shadija, i ka dhënë Entelës disa herë lekë si 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, tregon Shadija i ka dhënë para një jave se të bënte kallëzimin në polici, shumën prej 120 mijë lekë të vjetra. Vetë Shadija u ka thënë oficerëve dhe prokurorëve se ka takuar një taksist me inicialet F.S dhe së bashku me vajzën e saj Entela, ka shkuar në Fushë-Krujë, ku i ka dhënë shumën e lekëve që kërkonin personat.

Një veprim të tillë sipas saj e kishte kryer disa herë. Shadija, ka shumë dyshime se vajza e saj gjatë periudhës kur mungon në banesë, shfrytëzohet si prostitutë nga shoku i saj Donaldi, Armando B. dhe Endri.I. Pas marrjes së denoncimit së nënës Shadijes, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë njoftuar të gjitha shërbimet policore për lokalizimin dhe shoqërimin në polici të Entelës.

Vajza 23-vjeçare është identifikuar në orën 24:00 të mesnatës së 6 qershorit 2020. Entela është shoqërua në polici dhe më pas pyetur nga oficerët ku ka deklaruar se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe ka bërë sikur i ka rënë zilja e telefonit dhe i ka thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, ka mbërritur në orën 02:20 dhe ka zbritur në qendër të qytetit.

Aty e priste i dashuri i cili quhet Sabah.D, 28-vjeç dhe së bashku me të kam shkuar në një lokal në zonën e Shirokës. Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”. Më tej vajza shpjegon se ka marë taksi në Shkodër dhe në Tiranë ka mbërritur në orën 23:50 tek fusha e “Ali Demit”, ku aty e ka ndaluar Patrulla e Policisë.

“…unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë dhe për këto lëvizje ka njoftuar nënën e saj. Ndërsa për lekët që ja ka paguar disa personave në Fushë-Krujë, Entela u ka pohuar policëve se ka thyer një xham në ambientet e një lokali dhe për këtë veprim është detyruar ta paguajë dëmin e krijuar, por nuk kujtonte se sa lekë kishte paguar.

/e.rr

Next Post
VIDEO/ Tjetër katedrale përfshihet nga flakët në Francë, zjarrëfikësit në “luftë” për të shpëtuar ndërtesën gotike

VIDEO/ Tjetër katedrale përfshihet nga flakët në Francë, zjarrëfikësit në "luftë" për të shpëtuar ndërtesën gotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
“Epsteini” ynë

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

July 28, 2026
“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

July 28, 2026
“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

July 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A doni vërtetë ndryshim: E kemi para syve!

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com