Tre perona të maskuar kanë hynë në banesën e një shtetasi në fshatin Krahës, të Memaliajt.
I zoti i shtepise ka denoncuar në polici se 3 persona që nuk i njihte i kanë hyrë në shtëpi. 53-vjeçari me inicialet Sh. M., banues në fshatin Krahës, Memaliaj, ka bërë denoncim në polici se një ditë më parë tre persona të maskuar dhe të paindetifikuar duke u hequr si të njohur, i kanë hyrë në banesë pa pëlqimin e tij duke kontrolluar dhe pastaj janë larguar.
Policia thotë se personat që kanë hyrë e kontrolluar, duket se nuk kanë gjetur atë që po kërkonin. Pas marrjes së denoncimit, policia u shpreh se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.d