• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë

by
28/04/2021 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare.

Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti.

Pas disa të dhënave që kishin gazetarët e Fiksit se pranë një QV në Njësinë nr 2 disa të rinj rrinin jashtë dhe të ofronin lekë në këmbim të kartës së identitetit, një prej gazetarëve u paraqit në ketë qendër votimi. Teksa kërkon emrin në listat e afishuara për të votuar i afrohet një person i cili e pyet nëse a ka votuar. Gazetarja i përgjigjet se nuk ka votuar ende dhe po kërkonte emrin e vetë dhe të familjarëve në list. Në këto momente i riu i prezantohet si përfaqësues i LSI-së dhe i kërkon të flasin privatisht në një ambien më pak të vëzhguar. Ai e pyet se sa veta bëhen familjarisht që kanë të drejtë vote. Gazetarja e Fiksit i përgjigjet se janë 4 veta që votojnë në familjen e saj dhe në këto momente ai i kërkon fshehtësi të plotë mbi atë që do t’i kërkojë në këmbim. Ai i kërkon që të votojnë LSI-në kundrejt pagesës.

Gazetarja e Fiksit e pyet si mund ta bëj këtë duke hyrë brenda e duke votuar për subjektin politik Lëvizja Socialiste për Integrim, por përfaqësuesi i kësaj partie pohon ” Nuk të thotë njeri t’i japësh votën, vetëm kartën e identitetit. Kaq!” shprehet ai. Ai më pas i tregon se ata nuk duhet të votojnë vetëm t’i japin kartat e identitetit dhe procesin e votimit do e bënin ata me kartat e familjarëve. ” E rregullojmë ne atë punë, për gjysmë ore t’i sjellim kartat prapë” shprehet përfaqësuesi i LSI-së. Ai i kërkon që gazetarja e Fiksit të komunikojë edhe me familjarët e saj e më pas të vendosi nëse do e shesin votën apo jo? Por në çdo moment përfaqësuesi i LSI-së kërkon fshehtësi të plotë dhe që gazetarja të mos flasi me asnjeri për këtë gjë. Pyetjes së gazetares se nëse do e gjente sërish aty kur të kthehej ai i përgjigjet “Këtu jam unë pa merak”.

Më pas gazetarja largohet për të marrë kartat e identitetit dhe kur rikthehet e gjen aty përfaqësuesin e LSI-së. Sapo e sheh djali i futet në makinë dhe i kërkon të dijë se çfarë vendosën si ajo edhe familjarët e saj. Kur gazetarja i pohon se janë dakord me propozimin e tij i jep katër karta identiteti dhe përfaqësuesi i jep plot 400 mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 20-çe.

Para se ai të bëjë këtë veprim i kërkon gazetares nëse i ka fikur telefonat për të qenë të sigurtë. Ai merr katër kartat e identitetit dhe i tregon gazetares që as ajo as familjarët e saj nuk kanë për të shkuar për të votuar, pasi veprimet do të bëheshin nga ata. Pyetjes së gazetares së Fiksit se si do t’i ktheheshin kartat e identitetit, përfaqësuesi i LSI-së i tha se do t’ia çonte personalisht ai në shtëpi pasi të mbaronte procesi i votimit. Gazetarja i kërkon të shkëmbejnë numrat e telefonit, por përfaqësuesi nuk pranon madje as të identifikohet me emër. E vetmja gjë që i thotë është që ajo mos të ketë merak për kartat dhe t’u thojë edhe familjarëve që kanë votuar për LSI-në ” thjesht ta dinë kupton”. Gazetarja i pohon se ka pak frikë pasi ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme, të dyja palët po shkelin ligjin, ajo shet votën ndërsa përfaqësuesi po ia blen. ” Mos na dali ndonjë gjë e përfundojmë në burg” e pyet gazetarja e Fiksit , ” Ça burgu, mos e vrit mendjen s’ka asgjë të tillë” pohon përfaqësuesi i LSI-së duke marrë kartat e identitetit dhe duke u larguar nga makina. Ndërkaq, kandidati I LSI Etion Joka është shpallur në kërkim nga policia për shitblerje votash.

/b.h
Next Post
Këta nuk duan të mësojnë asgjë!

Këta nuk duan të mësojnë asgjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In