Ministri i Drejtësis, Ylli Manjani, ka fshikulluar sot në mbledhjen analizë të Gjykatës Administrative të Apelit si fenomenet e korrupsionit në rradhët e gjyqtarëve, konfliktin e interest që kanë jo pak gjyqtarë në çëshjet që ato mbulojnë. Ai ka qenë kritik ndaj jo pak vendimeve skandaloze që jep kjo gjykatë në dëm të Qeverisë. Sipas tij, Gjyata Administrative në jo pak raste ka dhënë vendime, të cilat kanë krijuar idenë e një qeverie paralele.
Kreu i Drejtësis ka kritikuar edhe fenomenin shumë shqetësues që ka të bëjë me konfliktin e interest brenda rradhëve të gjyqtarëve. Ky fenomen më i dukshmi ka të bëjë me lidhjet familjare brenda trupës gjyqësore.
“Një bashkëshort në një gjykatë, një bashkëshort tjetër në një shkallë tjetër gjykate. Fëmijët janë ose avokat ose noter. Ky është qark i mbyllur, pasi një familje ka në dorë çështjet e gjykimit. Ky është një kooperativizëm, është një rast klasik ku një familje ka në dorë çështjet. Reforma në Drejtësi do t’i japë përgjigje edhe këtij fenomeni”, ka deklaruar Manjani.
Manjani që në krye të fjalës së tij ka dënuar rastin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha të ndaluar aktualisht nga policia në flagrancë duke marrë rryshfet për një çështje që ai duhet të jepte vendim. Kreu i Drejtësis u ka kërkuar edhe gjyqtarëve të tjerë të distancohen nga akte të tilla, të cilat njollosin sistemin e Drejtësis.
“Nxis qytetarët të denoncojnë në zyrën e prokurorit raste të korrupsionit. Kolegët e KLD-së duhet të shkarkojnë gjyqtarët që cënojnë rëndë autoritetin e gjyqtarëve. Kolegët s’kanë pse të paguajnë pse një gjyqtar është i korruptuar”, ka nënvizuar Manjani.
Sipas tij, jashtë sallës ku zhvillohet analiza e Gjyaktës Administrative të Apelit shumë qytetarë besojnë se gjyqtarët janë të korruptuar. Dhe ky opinion, sipas tij, nuk është i pabazë, ndaj duhet denoncuar korrupsioni në drejtësi, pasi jo të gjithë gjyqtarët janë të njollosur nga korrupsioni.
“Duhet reagim dhe jo llafe. Gjykata Administrative e Apelit ishte e frenuar gjatë vitit 2015. Kjo ca për shkaqe infrastrukture ashtu edhe për shkaqe mbingarkese. Janë 12 mijë çështje që presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, kur janë vetëm 14 gjyqqtarë. Duhet ta kthejmë gjykatën në qëllimin për të cilin u ngrit që të gjykoj shpejt. Qeveria është më e paditura në këtë gjykatë. Jemi të interesuar për vendime të drejta që do të korrektonin edhe qeverinë në punën e saj. Por ju nuk jeni qeveri paralele. Të korrektosh qeverinë është një gjë, por të krijosh qeveri paralele është diçka që nuk duhet të ndodhë. Gjykata në disa raste ka marrë rolin e qeverisë. Njerëz me status këshilltari politik u është dhënë e drejtë sikur janë me status nëpunësi civil. Ky është skandal”, ka nënvizuar Manjani.
(javanews.al) Me. Ar