Adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta. Gjatë takimit në Kryeministri, njëra nga punonjëset e njësisë së platformës së bashkëqeverisjes solli rastin e denoncimit të shitjes së medikamenteve anti depresivë nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes. ‘Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një cështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve.
Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje’ tha ajo.
Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.
“Të rinj, adoleshentë që marrin antidepresivë me shumicë, bëhet fjalë për 10- 20 kokrra dhe kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Situata vërtet dramatike” tregoi eksperiencën e saj zonja Sinani gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave ne kryministri.
Familjet e adoleshentëve i kanë treguar se fëmijët e tyre mund ti blejnë pa asnjë problem në farcami ilaçet si Diamaks dhe Diazepan.
“Antidepresivët të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekje. Kemi gjetur raste adoleshentësh, të cilët në momente delikate kanë pirë disa antidepresivë dhe jam gjetur para situatave të tmerrshme”
Të gjendur pa rrugëdalje familjet e këtyre adoleshentëve i kanë kërkuar asaj të ngrejnë zërin
“Jam këtu për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Sepse pasi bëra denoncimin në Shqipëriaqëduam.al mësova masat administrative për dy farmacitë, por dhe sot që ne flasim familjet më thonë se fëmijët e tyre i blejnë këto antidepresivë në 2 farmaci më tutje pa asnjë pengesë”
Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep.
Vetë kryeministri Rama tha se në plan pune do të vihet dhe ndryshimi përkatëse në ligj.
“Kemi planifikuar që në ditët në vijim të organizojmë takim me Urdhrin e Farmacistit për të ngritur proble shumë serioz dhe në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj dhe të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme me masat drastike”/a.ç










