• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i Berishës: Deputetit të PS-së i është premtuar posti i ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve

by A R
24/05/2025 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka hedhur akuza ndaj Arkend Ballës, deputetit të zgjedhur të PS-së në votimet e 11 Majit, se është në patronazhin e kartelit të drogës.

Berisha deklaroia se Arkend Ballës iu është premtuar posti i ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve.

“Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit mori 20718 vota”, deklaroi kryedemokrati.

Më pas shtoi: “Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021.”

Sali Berisha: Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky.

Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota.

Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.

Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini.

Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim.

Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota.

Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës. Ja ku është banditi, shkon dhe kërcënon te qendra e votimit për Blendi Gonxhen. Ky është anëtar i kartelit. Ja, këta janë. Ja zgjedhjet në Vorë. Kur karteli i drogës Xhabafti, shkon dhe terrorizon qytetarët në hyrje të qendrës së votimit. Të dënuar në Itali për drogë, droga në Tiranë futet nëpërmjet tyre. Kontrollohet prej tyre, këta marrin përqindjen.

Ushtrojnë terror… Opozita këto mund të bëjë, opozita nuk arreston dot njeri. Pra, u njohët këtu me një ilustrim mbi brutalitetin e karteleve të drogës, kartelit Troplini dhe kartelit Xhabafti në rezultatin e zgjedhjeve. Por këtu tek karteli Troplini mund të themi se Arkend Balla është vetëm njëri prej deputetëve, se janë trefishuar votat edhe Ilir Ndrazhit. Edhe ky është në patronazhin e kartelit të famshëm të Troplinëve, etj.

Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021. Ministri i Brendshëm i kartelit Troplini ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.

Se ç’është një këtu një Erion Meka, që ka marrë në vitin 2021, 2200 vota, në vitin 2025, 3400 vota, pra nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse. Është po kështu i mbështetur nga karteli Troplini, Gjushi dhe Gys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13700 vota.

Siç e shihni, vetëm në rrethin e Durrësit, karteli Troplini i ka dhënë Edi Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota. Pa llogaritur votat në zonat e tjera. Ndaj dhe uroj që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë.

Next Post
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Ja votat për secilin subjekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In