I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe udhëheqës i fushatës në qarkun e Elbasanit, z.Taulant Balla deklaroi se ka diskutuar me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim për çështjen e shitblerjes së votës. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, në vitin 2017 dy mandatet që ka marrë I ka marrë me vota të blera.
Taulant Balla: LSI-ja dy mandate në vitin 2017 i ka marrë me vota të blera. Ky është problem, për këtë kam diskutuar me znj.Kim. Po ju theëm që LSi nuk merr mandat, në këto zgjedhje në Elbasan.
Alban Dudushi: I kanë mbaruar paratë apo, nuk..
Taulant Balla: Mendoj se qytetarët nuk e shesin më votën e etyre, sepse e dinë fare mirë që hallet e tyre nuk zgjidhen duke shitur dhe blerë votën.
g.kosovari