Komisariati i Policisë Pogradec njofton se në ambientet e tij është paraqitur dhe ka bërë kallëzim, shtetasi B.Ç, 45 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme.
Sipas policisë, ky shtetas ka deklaruar se dy vajzat e tij, shtetaset B.Ç, 16 vjeç dhe L.Ç, 14 vjeç, së bashku me fqinjen e tyre shtetasen A.B,16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.
Policia njofton se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave ndërsa nuk ka asnjë pistë hetimore.