• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënohet përjetë vrasësi i shefeve të burimeve njerëzore

by A R
29/06/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në Francë ka dënuar me burg përjetë një burrë i cili u shpall fajtor për vrasjen e 3 grave, të cilat ai i akuzonte se i kishin shkatërruar karrierën.

I cilësuar si vrasësi i shefeve të burimeve njerëzore, Gabriel Fortin u arrestua në vitin 2021, disa ditë pas vrasjes së grave. Ai mori dënimin maksimal nga gjykata në Valence dhe pritet të kalojë pas hekurave të paktën 22 vite.

Bertrand Meichel, një nga të mbijetuarit e vetëm të sulmeve ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk u kënaq me vendimin e gjykatës.

“Kur u hoq dënimi me vdekje në vitin 1981, na u premtua burgim i përjetshëm. Sot ligji kufizon burgimin e përjetshëm në 22 vjet dhe gjykata ka zgjidhje tjetër veçse të zbatojë”, tha ai.

48-vjeçari e kreu krimin e parë në janar të vitit 2021 në rajonin e Alsasës. Shefja e burimeve njerëzore Estelle Luce u qëllua me një plumb në kokë në makinën e saj pasi kishte dalë nga puna. Më vonë atë mbrëmje, një tjetër shefe e burimeve njerëzore u qëllua pranë shtëpisë së tij nga një person që u hoq si shpërndarës picash.

Dy ditë më vonë, një person i maskuar hyri në një qendër punësimi në Valence dhe nxorri një armë duke vrarë drejtuesin e kompanisë. Pak më vonë të njëjtin fat pati dhe një tjetër drejtuese.

Policia bëri të mundur identifikimin e autorit falë targës së makinës dhe zbuloi se dy nga viktimat e kishin larguar nga puna Fortin në vitin 2006.

Gjatë gjyqit që zgjati dy javë, Fortin zgjodhi të heshtë dhe pretendoi se ishte viktimë e komploteve që e kishin çuar atë të pushohej nga puna.

Avokatët e Fortin sugjeruan se ai ishte mendërisht i paaftë për të dalë në gjyq, duke pretenduar se ishte i izoluar dhe vuante nga çrregullime të personalitetit.

/a.r

Next Post
I dogji lokalin, Noizy për kushëririn: Besonte se muzika dhe alkooli janë haram, s’mund ta urrej

I dogji lokalin, Noizy për kushëririn: Besonte se muzika dhe alkooli janë haram, s’mund ta urrej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

November 13, 2026
E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

November 13, 2026
Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In