• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

by S T
28/05/2025 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kirurgu francez Joel Le Scouarnec i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, është dënuar me 20 vjet burg.

Mediat bëjnë të ditur se Le Scouarnec ishte veshur me të zeza ndërsa qëndronte pa emocione në gjykatë duke dëgjuar gjyqtaren Aude Burési të jepte vendimin, ndërsa ai i kishte pranuar akuzat në mars.

“Njëzet vjet janë pak në krahasim me numrin e viktimave në këtë gjyq. Është koha që ligji të ndryshojë në mënyrë që të kemi dënime më të përshtatshme”, tha Francesca Satta, avokate e disa prej viktimave, shkruan A2 CNN.

74-vjeçaari Le Scouarnec, është quajtur pedofili më i madh i Francës. Ai është tashmë në burg pasi u dënua në vitin 2020 me 15 vjet burg për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj katër fëmijëve, përfshirë dy mbesat e tij.

Ish-mjeku ka qenë në gjyq në Brittany që nga fundi i shkurtit. Gjatë asaj kohe, dhjetëra viktima të tij kanë dëshmuar, duke i treguar gjykatës se si abuzimi që kanë përjetuar si fëmijë ua ka ndikuar jetën, raporton A2 CNN.

Në mars, gjatë një seance të mbajtur me dyer të mbyllura, Le Scouarnec pranoi se kishte abuzuar seksualisht me të 299 viktimat, shumë prej tyre ndërsa ishin nën anestezi ose zgjoheshin pas operacioneve.

Ai mbante ditarë në të cilët përshkruante sulmet me detaje grafike, gjë që i lejoi policisë të gjurmonte viktimat e tij, shumë prej të cilëve nuk kishin kujtime për abuzimin që pësuan ndërsa ishin nën kujdesin e Le Scouarnec.

Next Post
Vatikan/ Imzot Gjergj Meta takon Papën, e fton të vizitojë Shqipërinë

Vatikan/ Imzot Gjergj Meta takon Papën, e fton të vizitojë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

August 26, 2026
Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Gusht 2026

August 26, 2026
Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com