• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dënimi për Kukësin mund të shkojë deri në përjashtim nga EL

by
01/08/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dënimi pë Kukësin mund të shkojë deri në përjashtim nga EL

Skuadra e Kukësit pritet të dënohet rëndë nga EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa Leagues.

Ndeshja e ndërprerë në stadiumin “Qemal Stafa” mes Kukësit dhe Legia Warszawas mund të peshojë shumë për skuadrën shqiptare. Në një intervistë dhënë për mediat vendase, delegati polak i UEFA­s, Kazimierz Oleszek bën një analizë të asaj që ndodhi në Tiranë dhe jep variantet e tij për masat disiplinore që mund të merren ndaj Kukësit. “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e saj për disa takime, tifozët e kësaj skuadre mund të mos udhëtojnë në transfertat e radhës por mund të përjashtohet edhe nga Kupat Europiane. Gjithsesi, opsioni i fundit më duket më pak i mundshmi”, nënvizon Oleszek.

Sipas Oleszek edhe Legia rrezikon të dënohet pasi ishin tifozët e skuadrës polake që nxitën dhunën në pushimin mes dy pjesëve, transmeton s.sport. Në vijim, delegati i UEFA­s shton se situata ishte e tensionuar që në minutat e para kur tifozët e Kukësit publikuan një banderolë ofenduese, por me përshkallëzimin e dhunës, situata u bë e pakontrollueshme.

Në vijim të intervistës, Oleszek qartëson se vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e ka marrë delegati i UEFA­s pas konsultimit me gjyqtarin kryesor. “Në këtë situatë merren në konsideratë edhe opinionet e trajnerëve e kapitenëve të të dyja skuadrave.

Në rast se ka dyshime që mbarëvajtja e ndeshjes nuk mund të garantohet, atëherë delegati vendos ndërprerjen”, shton zyrtari polak i UEFA­s. Sipas Oleszek, numri i forcave të sigurisë në stadium nuk ishte i mjaftueshëm dhe në këtë aspekt, gjithë përgjegjësia bie mbi skuadrën pritëse.

Next Post

10 gjërat e çuditshme që eksitojnë meshkujt në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com