Kryeminstri Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë dënimin sot nga Gjykata e Lartë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.
“Dënimi sot nga Gjykata e Larte i dy shpifesve profesioniste, te cilet per shkak te aftesise se tyre te spikatur profesionale ne fushen e shpifjes, jane zgjedhur perkatesisht si kryetar grupi e sekretar i pergjithshem i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye”, shkruan Rama në profiline tij në “Facebook”.
“Së pari”, thekson Kryeministri , sepse opinioni publik mesoi nga nje pale e trete, pra nga Gjykata e Larte e vendit, qe akuzat e bera ndaj meje nga keta zanatçinj te baltes politike, per medemek lidhje me krimin e me kriminele me damke, jane shpifje dhe asgje tjeter”.
Së dyti, vijon Rama, “sepse kjo loje e ulet qe e ka bere shpesh politiken nje neveri te vertete dhe i ka kthyer rendom politikanet ne lolo ne syte e qytetareve, nga sot nuk eshte me e pandeshkueshme. Kush shpif siç bene dy te denuarit e sotem, duhet te llogarise mire perballjen me ligjin”.
Dhe se treti, nënvizon kreu i qeverisë, “dy denimet e sotme jane nje lajm i mire sepse nxjerrin edhe me qarte ne pah nevojen per kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike”.
“Kjo e fundit do te thote qe speciet politike te cilat ushqehen duke shpifur per te tjeret dhe madje arrijne te ngjiten deri ne tempullin e parlamentit, nuk mjafton te shpallen fajtore thjesht per kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet te denohen per krimin penal te shpifjes siç ndodh ne vende shume me te zhvilluara se Shqiperia. Prandaj, kjo beteje nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me keto dy gjyq”, shkruan Rama.
Sepse, shprehet Rama, “kjo nuk eshte nje beteje ligjore me dy shkretane qe jetojne me persheshin e politikes se llojit me te ulet, por eshte nje beteje kulturore kunder vete politikes se ketij lloji! E cila ka ndotur si mos me keq çdo rruge te komunikimit publik e qytetar ne Shqiperi per 25 vjet rresht dhe eshte bere shembulli me i turpshem i komunikimit per rinine e ketij vendi”.
Gjykata e Lartë ka dënuar me 200 mijë lekë gjobë, Deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani për akuzën e Shpifjes, ndërsa i ka shpallur të pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur ndaj tyre, atë të fyerjes.
Këto dy akuza ndaj dy deputetëve të opozitës, u ngritën nga kryeministri Edi Rama, në sajë të deklarimit të bërë nga deputetët demokrate në Kuvendin e Shqipërisë, ku denoncuan faktin se sipas tyre, Kreu i Ekzekutivit kishte lidhje me krimin









