• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënimi i Llallës/ Ja çfarë paralajmëroi Hajdari pesë vite më parë: Reforma do nxjerrë pasuritë e disa prokurorëve!

by
20/05/2021 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, paralajmëroi pesë vite më parë pasojat e funksionimit të Reformës në Drejtësi.

Dënimi i sotëm i ish-Kryeprokurorit Lallla me dy vite heqje lirie dhe pesë vite përjashtim nga funksionet publike dhe politike për pesë vite, duket se i ka dhënë të drejtë parashikimit të ish Kreut Prokurorisë së Apelit, i cili deklaroi se reforma do të nxirrte në pah pasuritë e paligjshme të pjestarëve të drejtësisë dhe hetimit.

Si erdhi dorëheqja

Vetëm pak muaj pasi prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, e transferoi nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër (në dhejtor 2015), Hajdari kërkoi dorëheqjen e tij nga organi i akuzës. Ai deklaroi në atë kohë se dorëheqja e tij ishte pasojë e situatës në organin e akuzës, të cilën ai e kosnderoi “alarmante për një shtet demokratik”. Ai akuzoi drejtuesin e prokurorisë se emërimet dhe shkarkimet i bënte në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë. Madje, sipas tij, disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrolloheshin nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe po përdoreshin nga politika.

“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më” – tha kryetari i shoqatës së prokurorëve në qershor të vitit 2016 në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, me gazetarin Iliran Agolli.

Zoti Hajdari tha se një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga krimet e rënda dhe sektorë të tjerë ishin transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.

Parashikimi për reformën

Ai paralajmëroi,  se situata e krijuar në organin e akuzës mund të rregullohej vetëm nëse do të niste funksionimin reforma në drejtësi.

“Reforma do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve”, tha Hajdari.

Ai akuzoi në atë kohë Këshilli e Prokurorisë, si një “vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme”. Sipas tij, këshilli i atëhershëm  ishte bërë një mashë për të shkatërruar prokurorë të ndershëm, të cilët kishin punuar me ndershmëri, përkushtim, e që nuk kishin pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme deklaronte në atë kohë se transferimet e prokurorëve ishin bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe sektorëve të ndryshëm të tij./ b.h

Next Post
Bilanci ditor i pandemisë: 11 viktima dhe 364 infektime në Kosovë

Koronavirusi/ Regjistrohen 55 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com