• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

by A R
16/09/2026 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Forumit Shqiptar në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një vendim “jashtëzakonisht të padrejtë”.

Përmes një reagimi publik, Gjeloshaj shprehet se kjo ditë mund të jetë “ditë zie për shqiptarët”, por thekson se qëndrimi i të akuzuarve dhe besimi te procesi i apelimit duhet t’u japë forcë shqiptarëve për të përballuar këtë situatë.

“Ky është vendim i shkallës së parë dhe procesi gjyqësor nuk ka përfunduar”, shkruan Gjeloshaj, duke shtuar se beson që në përfundim të procesit do të dëshmohet pafajësia e të akuzuarve.

Ai ka mbrojtur gjithashtu karakterin e luftës së UÇK-së, duke e cilësuar atë si “vetëmbrojtëse, çlirimtare dhe të drejtë”, ndërsa ka theksuar se lufta ishte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjeloshaj nënvizon se ish-krerët e UÇK-së i janë përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare dhe nuk janë larguar apo fshehur.

“Shqiptarët dhe vetë të akuzuarit i kanë respektuar institucionet ndërkombëtare. Ata as nuk kanë ikur, as nuk janë fshehur, por janë paraqitur para drejtësisë dhe do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore deri në fund”, shprehet ai.

Në reagimin e tij, Gjeloshaj përmend edhe figurën e Adem Jasharit dhe rolin që, sipas tij, UÇK-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Forumit Shqiptar ka reaguar edhe ndaj një deklarate të mëparshme të tij, për të cilën thotë se është nxjerrë nga konteksti.

“Nuk ia vlen të komentohet nxjerrja e një deklarate sime nga konteksti dhe manipulimi me të”, shkruan Gjeloshaj, duke sqaruar se diskutimi, sipas tij, kishte qenë për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Në fund, ai sjell në vëmendje edhe rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, duke kujtuar se ai ishte shpallur fajtor në shkallën e parë dhe më pas ishte liruar në apel.

“Besojmë deri në fund; beteja për drejtësi vazhdon!”, e përfundon reagimin e tij Nik Gjeloshaj.

Next Post
Justin Sun padit aktoren kineze dhe familjen e saj: Kërkon 4.5 milionë dollarët e dhënë për martesën, thotë se iu kërkuan 50 milionë për fëmijën

Justin Sun padit aktoren kineze dhe familjen e saj: Kërkon 4.5 milionë dollarët e dhënë për martesën, thotë se iu kërkuan 50 milionë për fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In