• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënimi i Francesco Bechettit/ Rama: Ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, beteja vazhdon!

by
23/02/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama foli për dënimin e Franceso Bechetit me 17 vite burg. Ai tha se Bechetti ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe beteja vazhdon.

Rama u shpreh se drejtësia po funksionon duke përmendur edhe dënime të tjera të ish-zyrtarëve të lartë.  Ndalur tek Saimir Tahiri, Rama u shpreh se i del për zot punëve të jashtëzakonshme që ka bërë me të, por kushdo që ka një axhendë tjetër pas kurrizit të tij duhet të përballet me drejtësinë.

Pjesë nga debati

Helidon Bushati: A mendoni ju që duhet të forconi procedurat e kontrollit ndaj ministrave apo doni të mbani moton tuaj ça më duhet mua ça bëj vetë?

Edi Rama: E thashë unë?! Unë bëra gjithë atë shkëmbim intensive me zonjën Tabaku në fillim pikërisht për këtë. Unë nuk e thashë atë. Mua më duhet shumë jo vetëm çfarë bëj unë. Ju Saimir Tahirin po e përmendni përsëri. Nuk e kam problem fare. Përmendeni.

Helidon Bushati: Nuk e përmenda si emër por si problem.

Çfarë të them unë. Përmendeni. Ju e përmendët. U morët përsëri me të dhe kërkoni të bëni. Unë nuk do ju them juve atë që i thashë zonjës Tabaku. Në qoftë se unë jam vënë në dispozicion të të gjithëve këtu. Dua t’i jap anëtarëve të Komisionit hapësirën që iu dhashë juve. Kuadrin e përgjigjes e përcakton anëtari. Unë dëgjova këtu për kanabisin. Këtu po mundohem të komentoj. Helidon të lutem mos e përsërit. Mos më vër në gojë mua gjëra që nuk them. Lëri gjërat për të tjerët që nuk janë fare të pranishëm.

Helidon Bushati: A garantoni qytetarët shqiptarë që nuk do përballemi në arbitrazh me subjektin që do kërkojë fitimin e munguar?

Edi Rama: Unë nuk kam pasur nevojë të jap garancira të kësaj natyre përpara. Ajo që kam thënë për këtë zotërinë që sot u dënua me 17 vite burg nga ajo gjykatë që ka dënuar edhe njerëz të tjerë. Sa të jem unë kryeministër nuk shoh si mund të marrë ndonjë lekë ai nga shteti shqiptar. Ka marrë zero lekë. Lufta vazhdon por deri tani nuk ka marrë asnjë qindarkë. Beteja vazhdon. Unë i dal për zot vendimet të qeverisë së Shqipërisë. Këto nuk janë vendime personale. Edhe përpara the 17 për njëherë. Krijoni një pamje sikur nesër do mbledhim çanta. Nuk mund të bëhen dot 17 procedura brenda ditës sepse nuk ndodh dot. Vijnë në një moment të caktuar të gjitha bashkë. Çfarë rëndësie ka që u bë atë të mërkurë apo do bëhej të mërkurën tjetër.

Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e tij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh. Dihet shumë mirë se çfarë policie ishte dhe çfarë pune bëri Saimir Tahiri. Por çfarë ka bërë Saimir Tahiri jashtë kësaj është përgjegjësia e tij individuale. Për Sali Berishën a je krenar ti?

/b.h

Next Post
Zbulohet për herë të parë: Si u takuan në fshehtësi Donaldi e Bora në finalen e BBV

Zbulohet për herë të parë: Si u takuan në fshehtësi Donaldi e Bora në finalen e BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In