• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënimi i Dritan Dajtit, Policia: Gjatë kontrollit në banesat e gjyqtarëve gjetëm mijëra euro dhe municione

by Java News
15/02/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pak orë pas kontrollit të ushtruar në banesat e gjyqtarëcve që ulën dënimin e Dritan Dajtit, duke shpëtuar atë nga burgu për jetë.

Duke pranuar gjykimin e shkurtuar gjyqatrët vendosën që Dajtit t’i jepnin si dënim vetëm 25 vite burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.

Me nje deklarate per mediat, Policia ben me dije se “operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”.

Reagimi i Policise se Shtetit

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

Shoqerimi i gjyqtarit Damini

Mesohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.

Ai është shoqeruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojës thotë se nuk ka asnje urdhër ndalimi ndaj klientit te tij.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Pyetur nga mediat, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.

Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

E.Xh./

Next Post
Publikon foton nudo, ja si e festoi Shën Valentinin Roza Lati

Publikon foton nudo, ja si e festoi Shën Valentinin Roza Lati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Majko: Opozita boll shëtiti rrugët, t’i përvishemi punës së bashku

Ku gabuam…?

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com