• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dënimi i Bathës i padrejtë, kemi një bonus ndaj Kukësit”

by Java News
01/11/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamurtari do të luajë nesër kundër Kukësit, në stadiumin e Kamzës, për llogari të javës së 11-të të Superiores. Të mërkurën, trajneri Ilir Daja ka marrë një lajm të keq, sepse Komisioni i Disiplinës ka pezulluar motorin e mesfushës kuqezi, Idriz Batha. Pikërisht në këtë pikë ka qenë më së shumti i përqendruar trajneri i Flamurtarit në konferencën e sotme për shtyp, sepse kot nuk thonë: gjuha vete ku dhemb dhëmbi…

“Kukësi ka bërë më mirë se ne deri në këto momente, por kemi një bonus ndaj tij. Në ndeshjen direkte të fazës së parë, ne kemi marrë fitore. Do të luajmë në transfertë, por në një fushë asnjanëse, që do të thotë se të tria rezultatet janë brenda ndeshjes së nesërme.

Duhet të tregojmë atë lojë, që zhvilluam në pjesën e parë ndaj Teutës. Ndeshja me tifozë është gjithmonë më e mirë, edhe nëse ata mbështesin vetëm ekipin kundërshtar. Dua të mendoj anën positive: prania e tifozëve është motivuese, qofshin këta edhe me kundërshtarin, në rastin konkret me Kukësin.

Dënimi me pamje filmike i Bathës? Nuk e di çfarë mund të ndodhë deri në momentin e ndeshjes. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës me Bathën në formacion, por tani nuk e kemi, meqë e dënoi Disiplina. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij. Më mirë të presim orarin e ndeshjes për të parë se cili do ta zëvendësojë nga ata që kemi në dispozicion.

Disiplina nuk mund të marrë vendim me pamje filmike, sepse aty kanë qenë të gjithë arbitrat. Sepse në këtë mënyrë i bie që edhe neve të na heqin tre kartonë të verdhë, që i kemi marrë pa të drejtë. Nëse përdorim pamjet filmike, Veliut duhet t’i hiqet kartoni, sepse nuk e ka prekur fare kundërshtarin.

Nuk mund të merren vendime të tilla nëpër zyra mbi vendimet e gjyqtarit.
Objektivat tanë? Edhe pse presidenti e thotë gjithmonë që duhet të kënaqim me futboll publikun vlonjat, synimi ynë është të luajmë në “Europa League”. Pra, të renditemi të paktën në vendin e tretë, ose të katërt të Superiores në fund të kampionatit”.

/b.d

Next Post
Pastrim parash, bllokohen 69 prona të VMRO-DPMNE në Maqedoni

Pastrim parash, bllokohen 69 prona të VMRO-DPMNE në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In