Dënimi horror i Arabisë Saudite: Do të kryqëzojnë 20-vjeçarin
Mbretëria e Arabisë Saudite ka hedhur poshtë apelin e një 20-vjeçari të dënuar në vitin 2012. Ai u dënua me kryqëzim. Megjithëse i riu iu drejtua apelit kërkesa e tij u rrëzua dhe brenda pak ditësh pritet ekzekutimi i dënimit.
Ky vendim i Arabisë Saudite ka tronditur organizatat për të drejtat e njeriut të cilat e krahasojnë vendimin e gjykatës arabe të njëjtë me atë të ISIS për të therur pengjet. Ali Muhammed AlNimr ishte vetëm 17 vjeç kur u dënua me varje në kryq, ende minoren. Por gjykata nuk e mori parasysh një gjë të tillë.
Sipas familjarëve të tij, djaloshi po paguan se është nipi i një imami të famshëm shit, Sheikh Nimr Baqr al-Nimr, o njohur për luftën e tij kundër qeverisë sunite të Arabisë Saudite, që u ekzekutua gjatë të ashtuqujaturës “pranvera arabe”.
Nipi po merrte pjesë në një manifestim në favor të xhaxhait, kur u arrestua nga policia saudite. Ai u akuzua për një sërë krimesh: përveç pjesëmarrjes në një organizatë terroriste, ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje dhe se ka qëlluar me shish molotov kundër policisë.
Gjatë procesit, sipas OJQ-ve britanike, atij nuk i është lejuar të mbajë avokat dhe se është tortuar në qeli.









