• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Qeveria e lidhur me krimin, ora ka ardhur, ta rrëzojmë!

by
22/09/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si të lidhur ngushtë me krimin. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, kryedemokratik Lulzim Basha theksoi se faktet e vazhdueshme të publikuara nga opozita tregojnë se ministri i brendshëm Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me trafikun e drogës dhe se automjeti i tij është garanci për paprekshmërinë.

Në këtë kuadër Basha e cilësoi Tahirin si “peshkun e qelbur nga koka” i cili sipas tij nuk mund të qëndrojë më në qeveri por vetëm të përballet me drejtësinë.

“Ndërkohë Rama shton baronët e drogës, duke sulmuar opozitën dhe median, të vetmet institucione përpara kanabizimit. Këtë standart të zi e ka sjellë dhe ngritur në këmbë Edi Rama. Ministri i Ramës e ka shndërruar makinën e tij si sigurinë e trafikut të drogës. Saimir Tahiri, i cili është akuzuar nga Zagani që sot ndodhet në mbrojtje ndërkombëtare, i bëri kushërinjtë e tij të paprekshëm të njohur botërisht për trafikantë. Ndërkohë që ai deklaron se e ka shitur makinën, TIMS tregon Tahirin në timon. Sot u bë publik një fakt tjetër, siguracioni i makinës paguhet sot nga Saimir Tahiri. Ky është peshku i qelbur nga koka që nuk mund të qëndrojë në asnjë sistem tjetër veç atij të Ramës. Ora ka ardhur, të dalim të gjithë në rrugë dhe të rrëzojmë këtë pushte ttë kapur nga krimi” tha në fjalën e tij Basha

Sipas Kreut të selisë blu kjo u pa edhe në zgjedhje, dhe këtë shqetësim e ngritën edhe europarlamentarët dhe Uashingtoni. Për këtë arsye Basha nënvizoi se procesi i dekriminalziimit duhet të nisë sa më parë dhe se PD nuk pranon më zvarritje të këtij ligji.

Për Bashën testi për Ramën është ligji dhe kjo “do ta ndajë shapin nga sheqeri”. Por ai u shpreh se Rama merr në mbrojtje baronët e drogës dhe ndaj ka frikë të nisë dekriminalizimin.

“Në zgjedhjet vendore u përdorën masivisht paratë e krimit. Zgjedhjet e 21 Qershorit mbeten në klasë, dhe kjo jo e thënë vetëm nga opozita por edhe nga europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein. Zgjedhjet jo vetëm nuk ishin të lira, por ato minuan të drejtat themelore. Ashtu si Uashingtoni edhe Brukseli bën thirrje për largimin e të inkriminuarve nga shteti. koha po tregon se këtij kryeministri nuk i intereson as zhvillimin, as Uashingtoni dhe as Brukseli. Rama-Meta janë mbyllur në zullumin e klientelave të tyre, në bizneset dhe pasuritë e vëna me kontrabandë dhe korrupsion. Sot iu takon shqiptarëve të iu dalin zot dhe të marrin në duar fatin e aleancës me demokracinë. Kemi kërkuar futjen e projektligjin për dekriminalizimin dhe miratimin e tij brenda shtatorit. Duam miratimin e tij brenda shtatorit. Nuk duam meritat por ligjin që të zbatohet. Dekriminalizimi duhet të ketë si armik vetëm kriminelët. Shqipëria ka marrë këto ditë nga Brukseli dhe Uashingtoni një mesazh të fortë për të nisur këtë proces. ndajmë shqetësimin se që nga marrëveshja nuk është bërë asgjë. Dhe vazhdon të përkeqësohet dita-ditës. Nga ana tjetër asnjë pendesë, përkundrazi rrahje shpatullash, shkelje syri për këto persona. Edi Rama është krenarë për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës dhe shokë dhe nëse do të kthehej pas në 2013 sërish do t’i zgjidhte. Kjo është e papranueshme. Testi është ligji dhe ne nuk do të pranojmë asnjë zvarritje. Kjo e ndan shapin nga sheqeri.” u shpreh Basha

Në vijim kreu i demokratëve akuzoi edhe kryeparlamentarin Ilir Meta i cili sipas tij nuk do të mund t’i shpëtojë fakteve për aferat e tij korruptive.

“Ilir Meta me siguri feston të lidhjes së ministrit me trafikantë me shpresën se këto do t’i bëjnë hije skandalit të tij korruptive. Gënjeshtra me bisht. Faktet janë aty dhe drejtësia nuk do të vonojë për të. Sot qeveria Rama-Meta fut ujë në të gjitha anët dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.” tha Basha

Next Post

Kush ishin 9 gjenitë e fushës së betejës dhe mësimet që na japin ata për luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In