• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënim me burg për 43-vjeçaren që goditi me thikë një femër tjetër

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg një 43-vjeçare, të akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje” të një tjetër femre.

Sipas Gjykatës, e pandehura Merita Topi është autore e plagosjes me thikë të shtetases Elvira Ç.

Në përfundim të gjykimit, e pandehura Merita Topi u dënua me 3 vjet heqje lirie. Ajo përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar. Referuar vendimit të Gjykatës, konflikti mes dy femrave është shënuar në 9 nëntor të vitit të kaluar në rrugën para banesës së të pandehurës, në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Fillimisht, ato janë konfliktuar me fjalë me njëra-tjetrën dhe më pas, e pandehura ka kaluar në veprime fizike, duke e qëlluar me një mjet të mprehtë.

Në deklarimet e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore, e pandehura ka pohuar se ditën e ngjarjes ajo po përgatiste drekën, kur para shtëpisë së saj ka kaluar e dëmtuara, e cila e kishte ofenduar me fjalë të ulëta, si k… e të tjera.

Sipas të pandehurës, siç ishte me një thikë në dorë, me të cilën po qëronte patate, ka dalë te dera e banesës dhe e ka pyetur se përse e shqetësonte.

Referuar deklarimit të Topit, e dëmtuara ka vijuar ta fyejë me të njëjtat shprehje. Në këtë moment ajo i është afruar dhe e ka qëlluar në krah me thikë.

Më tej ajo ka rrëfyer se konfliktin me Elvira Ç. e kishte që prej vitit 1997 dhe se për vite me radhë ofendohej e ngacmohej prej saj. Gjatë gjykimit e pandehura ka shfaqur pendesë për veprën e kryer.

Panorama

Next Post

Përfundon bojkoti i avokatëve, ende pa zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In