• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënim maksimal për zjarrvënësit, Balluku: Do t’i bëhet publik identiteti për t’i kthyer në shembull për të tjerët

by E S
27/07/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte këtë të diel në Bulqizë për të ndjekur nga afër aksionin për shuarjen e flakëve. Pikërisht nga atje, ajo deklaroi se në Kodin e ri Penal do të kërkohet që zjarrvënia të jetë vepër penale dhe të dënohet maksimalisht.

“Kemi pasur zjarrvënës të qëllimshëm. Në Kodin e ri Penal do të kërkojmë nga ligjvënësit në Parlamentin e ri që zjarrvënia e qëllimshme, por edhe zjarrvënia pa dashje – duke ditur shumë mirë se cilat janë pasojat – të jetë vepër penale dhe të ketë penalitete maksimale.”

Balluku tha se është bërë një punë e mirë nga policia për identifikimin e zjarrvënësve. Për këta të fundit, ajo u shpreh se nuk do të ketë ruajtje të identitetit dhe emrat e tyre do të bëhen publikë, për t’u kthyer në shembull.

“Janë identifikuar zjarrvënësit në të gjithë territorin, të cilët do të bëhen shembull, për të thënë të drejtën. Ky është momenti që ne nuk duhet t’u ruajmë identitetin, ashtu siç parashikohet në disa raste nga ligji. Identiteti i tyre do të jetë publik, për t’i kthyer në shembull. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, qeveria shqiptare dhe pushteti vendor kanë qenë në krye të detyrës gjatë këtyre ditëve dhe do të kërkojnë që të penalizohen maksimalisht.”

Kjo deklaratë e Ballukut vjen në një kohë kur vendi është përfshirë prej javësh nga flakët në zona të ndryshme nga veriu në jug, ku mijëra hektarë pyje, por dhe pemë frutore janë shkrumbuar. Ndërkohë që janë djegur apo rrezikuar edhe banesa. Madje në tre fshatra të Delvinës, dy ditë më parë u urdhërua evakuiimi i banorëve të rrezikuar.

Në ditët e fundit, Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale në të gjithë vendin për të parandaluar zjarrvëniet por edhe për të identifikuar, kapur dhe ndëshkuar autorët, qofshin ata me qëllim të qëllimshëm apo si pasojë e pakujdesisë.

Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht 12 persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në qarqe të ndryshme të vendit.

Next Post
Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: Është e mirë për të gjithë

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: Është e mirë për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In