• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj: Stop ”marifeteve” të biznesit për t’u shpëtuar ndëshkimeve

by A R
05/08/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë muajit korrik në kuadër të planit operacional ”Stop -Informalitetit” në sektorin hoteleri-turizëm, nga administrata tatimore janë inspektuar rreth 2 000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre.

Kështu deklaroi sot ministrja e Financave, Anila Denaj, pas mbledhjes së përjavshme të Komitetit ndërinstitucional të Planit Operacional Stop-Informalitetit, ku u bë një bilanc i rezultateve të tij gjatë muajit korrik dhe mënyrën sesi ai do të vijojë ai gjatë muajit në vijim.

Në këtë deklaratë, ministrja Denaj shoqërohej nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta.

Denaj shtoi se do të ketë ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore, ndërsa theksoi se “kjo masë synon të parandalojë subjektet që t’i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve të gjykatave, apo të “marifeteve” të tjera që përdorin këto subjekte.

“Kjo periudhë ka shërbyer edhe si një moment analize përmes mbledhjeve të evidencave, ku konstatojmë se ka raste që disa subjekte mund t’i kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë e vendimeve gjyqësore apo disa mekanizmave anashkaluese, duke na bërë të marrim masa për ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore. Dhe padyshim që përshkallëzimi i masave të gjobës do të jetë një alternativë për t’u konsideruar, përtej asaj të pezullimit”, tha Denaj.

Ajo theksoi se “nga kontrollet e zhvilluara nga Inspektoriati i Punës, në 1 400 subjekte të inspektuara me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve”.

Gjithashtu, vijoi ajo, në kuadër të procesit të formalizimit, jemi duke komunikuar me përfaqësuesit e platformës Booking.com, të cilët nuk kanë ende përfaqësues tatimor në vendin tonë për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve shqiptare të regjistruara në këtë platformë.

“Karburantet kanë qenë gjithashtu në fokus të planit operacional dhe rezulton se janë bërë kontrolle nga Administrata Doganore në 231 subjekte. Ka nisur kontrolli në të gjitha magazinat e lira në Porto Romano dhe ka mbaruar kontrolli në 4 magazina të Gazit të Lëngshëm, ku në dy prej tyre janë konstatuar shkelje dhe janë marrë sanksionet përkatës. Paralelisht Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), ka nisur procedurën e inspektimit të të gjitha pikave të gazit me kontrolle që do të vijojnë që nga magazinat e lira deri tek pikat e mbushjes së gazit (autogazit)”, nënvizoi Denaj.

Sipas saj, ndonëse vihet re ndërgjegjësim në sektorin e karburanteve, ka nisur edhe procesi i certifikimit të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbureve, në gjuhën teknike procedura e “plumbosjes”.

“Janë angazhuar në terren 7 grupe pune të cilat do të asistojnë me këtë procedurë deri në fund të muajit shtator, 1200 subjekte që operojnë në fushën e karburanteve”, tha Denaj.

Duke folur për sektorin e cigareve, Denaj tha se “jemi në fazën e investigimit përmes strukturave operative për të identifikuar pikat e shitjeve dhe fabrikat e përpunimit, dhe së bashku me strukturat e tjera ligjzbatuese po përgatisim një plan të detajuar veprimi, i cili do të zbatohet në periudhën në vijim”.

“Për produktet e tjera të akcizës, siç janë pijet alkoolike, vazhdojnë kontrollet në magazinat fiskale dhe si në rastin e subjektit të birrës dje, nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo subjekt që abuzon dhe gjobat do të jenë shumë të rënda”, shtoi ajo.

Përsa i përket fushës së ndërtimit, Denaj bëri të ditur se “nga sot ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori, 10 subjekte me shkelje”.

“Gjatë këtij muaji, do të angazhohen në terren 200 studentë të sapodiplomuar të përzgjedhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, të cilët do të asistojnë në terren Strukturat e Monitorimit të Administratës Tatimore në kuadër të Planin Operacional kundër Informalitetit përmes ndërgjegjësimit dhe monitorimit të subjekteve në fushën e Hoteleri-Turizmit. Këtë javë do të jetë gati aplikacioni Stop-Informalitetit”, theksoi Denaj.

Për periudhën në vijim, shtoi ajo, zbatimi i planit do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë sektorët e konstatuar me risk: hoteleri-turizëm, hidrokarburet, produktet e akcizës dhe ndërtimit, ku fokus kryesor do të jetë koordinimi më i mirë i strukturave drejt zbulimit të evazionit në shkallë më të gjerë.

Sipas saj, i gjithë plani operacional, synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cënojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve.

/a.r

Next Post
EMRAT/ Kapen me kokainë, tre të arrestuar në Berat

Shpërndante kokainë, “Sukthi” kap në flagrancë durrsakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In