• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj prezanton Planin e Rimëkëmbjes: Me ‘Garancinë e dytë sovrane’ qeveria paguan 60% të kolateralit

by Ardit Rada
09/06/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin ishte sot në Lezhë, në një nga bizneset e shumta përfituese nga masat e qeverisë, i cili është mbështetur nga “Garancia Sovrane 1” për pagën e luftës për 60 punonjësit.
Gjatë vizitës në këtë biznes, përfaqësuesi i kompanisë i tha ministres se, kishte aplikuar në garancinë e parë sovrane vetëm për pagat e punonjësve, kredi e cila siç tha ai, “është disbursuar dhe të gjithë punonjësit janë paguar”.
Ministrja Denaj shpjegoi se, norma e interesit në Garancinë e parë Sovrane, është zero. Ndërkohë që tha ajo, “qeveria ka vënë në dispozicion të biznesit Garancinë e dytë Sovrane, që të marrë kredi me 60% të kolateralit të paguar nga qeveria për kapital qarkullues apo makineri që do t’i duhen”.
Denaj u shpreh se, bankat tregtare në vend për Garancinë e dytë Sovrane janë duke aplikuar procedurat, pas firmosjes që u kryen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me Bankat Tregtare në vend.
Për ata klientë që kanë paguar, bankat bëjnë automatikisht rimbursimin, theksoi ministrja, ndërsa shtoi se, “në Garancinë e dytë Sovrane, bankat kanë nevojë për një analizë financiare, që merr pak kohë, por duke pasur kolateralin e qeverisë në masën 60%, biznesit i mundëson një ulje të kërkesës për kolateral dhe iu vjen në ndihmë për financimin e kredisë 5-vjeçare për nevojat që ka biznesi, në blerje makinerish për rritjen e prodhimit”.
“Politikat e stimulimit për rritjen e investimeve në aktivitetet që rrisin produktivitetin konkurrueshmërinë dhe cilësinë, do të mundësojnë jo vetëm këto skema garancie por edhe politika grantesh, të punësimit dhe të arsimit profesional që në Planin e Rimëkëmbjes, biznesi të gjejë veten dhe të rigjenerojë aktivitetin pas situatës së krijuar nga Covid-19”- tha Denaj.
Ministrja u informua se ky biznes nuk ka larguar asnjë punonjës gjatë periudhës së vështirë të krijuar nga Covid-19, por përkundrazi ka shtuar stafin duke marrë 12 punonjës të rinj.
Denaj informoi se, 712 biznese kanë aplikuar për një vlerë kreditimi në 7 miliardë e 755 milionë lekë për “Garancinë Sovrane 1” deri në datën 4 qershor dhe janë aprovuar 462 aplikime.
/e.rr
Next Post
Nazarko: Nuk e perceptoj që Merkel të harxhojë kohë me çështjen e Tahirit

Kryeministër, Pashalimani nuk jepet për asgjë në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In