• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj prezanton arritjet në fushën e ekonomisë: Jemi vendi me rritjen më të lartë të thithjes së investimeve të huaja

by Java News
05/07/2019 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor për këtë vit ka marë pjesë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Në pjesën e Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë, Denaj prezantoi arritjet e vendit tonë në fushën e ekonomisë, kryesisht në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, të cilat në vitin 2018, arritën shifrën e 1 bilion eurove. Këto sigurisht si rezultat i shumë iniciativave të qeverisë shqiptare për të nxitur investimet e huaja, si në industritë nxjerrëse, përpunuese, por edhe në industritë e tjera, atë të turizmit dhe më gjerë.

“Faktikisht jemi vendi me rritjen më të lartë të ritmit të thithjes së investimeve të huaja në vitin e kaluar si përqindje ndaj GDP-së me 7.8% dhe me një rritje nga një vit në tjetrin me 13.5%. Pra, këto janë tre shifra për të cilat vlejnë të celebrojmë arritjet e vitit të kaluar dhe kuptohet vendoset një standard për vitin korent, i cili edhe në 3-mujorin e parë tregoi një trend pozitiv. Investimet e huaja direkte arritën shifrën e 285 milionë eurove, më të larta se e njëjta periudhë e në vitin e kaluar”, u shpreh Ministrja.

Gjatë këtij takimi të ministrave të Ekonomisë u diskutua mbi klimën e të të bërit biznes, si dhe iu bë një pasqyrë e programit shumëvjeçar të akteve ekonomike në rajon (MAP REA).

Ministrja theksoi faktin se i gjithë Ballkani Perëndimor arriti në 1 Korrik dateline-in për të anonçuar “Roaming Zero”, i cili është i reduktuar dhe ka një prespektivë që në dy vitet e ardhshme shkon zero dhe është një hap i mëparshëm për t’u bashkuar tregjeve të botës digitale që sot në Evropë janë edhe “Roaming Zero”.

Ministrja Denaj vlerësoi se ka një bashkëpunim mes gjithë vendeve të Ballkanit, ku ka një unifikim të vizionit, kjo edhe në kuadër të CEFTA-s, e cila këtë vit kryesohet nga Shqipëria. Në takimin e saj që do tëmbahet në Dhjetor, pritet që Ministrat e Ekonomisë së këtyre vendeve të firmosin marrëveshje që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave.

Gjatë këtij Samiti Ministrja Denaj firmosi edhe dhe një marrëveshje, e cila financohet nga BEI, dhe konsiston në përfundimin dhe rehabilitimin e dy zonave, kryesisht të shtratit të lumit Lanë dhe shtrirjen e Bulevardit Bajram Curri dhe Gjergj Fishta.

Samiti i këtij viti është i 6-ti që zhvillohet, dhe veç vendeve të rajonit, anëtare të procesit të Berlinit janë edhe Gjermania, Franca, Italia apo edhe Austria e Mbretëria e Bashkuar.

g.kosovari

Next Post
Kuvendi 5 orë mocion me debat për vendimin e presidentit Meta

Protesta e opozitës, ndryshon orari i seancës për hetimin e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In