Numri i bizneseve që kërkuan pezullimin e aktivitetit gjatë 2020-ës ishte më i lartë sesa ai i viteve të kaluara, por jo të gjitha u pranuan nga Agjencia Kombëtare e Biznesit. Nga Vlora, Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se u vu re një qëndrueshmëri në kërkesën e bizneseve për rihapje të veprimtarisë.
“Numri i kompanive të cilat janë pezulluar është më i lartë se sa një trend normal. Një pjesë nuk aprovohen se kanë detyrime për të paguar dhe kjo është pjesë e rregullit ligjor. Vërejmë që numri i bizneseve të reja që aplikojnë është i të njëjtit trend si vitet e kaluar”.
Ministrja Denaj tha se lehtësirat fiskale të miratuara në Korrik të vitit të kaluar do të ndihmojnë biznesin e vogël.
“Aplikimi prej datës 1 Janar i tatim fitimit 0 dhe rritja e pragut të TVSH do të ndikojnë në mënyrë që bizneset e vogla të mos kenë detyrime fiskale për një periudhë të gjatë kohe”.
Pjesë e rimëkëmbjes ekonomike është edhe skema e nxitjes së punësimit.
/a.r