• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj: Orientimi i kurseve profesionale drejt kërkesave të tregut të punës

by Ardit Rada
26/01/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Qendrën e Formimit Profesional në Fier.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që studiojnë në këtë qendër, ministrja Denaj u shpreh se, që të marrësh një zanat është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat.

“Unë vij, jo vetëm si ministrja e fushës suaj, por edhe si një individ që besoj shumë në zanat. Ne vijmë nga breza të tërë që trashëgojmë dhe zanati është pasuria më e madhe që duhet të kemi, si dhe është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat”, theksoi Denaj.

Ndërsa drejtuesi i kësaj qendre, Aleksandër Lalaj, informoi se, kërkesat kryesore nga qarku i Fierit janë për autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë dhe kurse të tjera. Me këto specialitete synohet tregu i punës vendas, por edhe tregu i punës në rajon e më gjerë.

Sipas tij, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit ka një marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha bizneset, çka këtë vit është bërë e vështirë për shkak të pandemisë, ka bërë që një pjesë e mirë e kursantëve që mbarojnë këtu pjesën mësimore dhe pastaj të gjejnë treg pune në subjektet private.

Gjithnjë e më shumë të rinjtë po i drejtohen Qendrave të Formimit Profesional, kjo pasi një zanat i ndihmon ata t’i përshtaten kërkesave të tregut, por edhe të ruajnë trashëgiminë mes brezave. Në Fier, aktualisht po mësojnë dhe praktikojnë zanatin rreth 300 kursantë, që ndjekin 21 drejtime profesionale, kryesisht në profile si autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë, etj. Pjesa më e madhe e kursantëve që janë profilizuar pranë kësaj qendre, rreth 104 janë punësuar përgjatë vitit 2020. Janë 360 orë mësimore që këta kursantë zhvillojnë për të marrë bazat dhe njohuritë mbi zanatin që ata kanë zgjedhur./a.p

Next Post
Operacioni ‘Tragjasi’/ Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Operacioni ‘Tragjasi’/ Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com