• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denaj në Maqedoninë e Veriut, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe fiskale

by Java News
07/02/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit nga homologët përkatës, ministrja e Financave, Nina Angelovska, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me të cilët ndanë eksperiencat financiare dhe ekonomike mes dy vendeve tona, të cilat kanë tashmë një drejtim të përbashkët, atë drejt integrimit europian.

Gjatë takimeve u diskutua mbi praktikat e administrimit tatimor, përpjekjet kundër informalitetit në tregun e punës dhe evazionit fiskal.

Ministrja Denaj prezantoi nismat ligjore të Shqipërisë në kuadër të qëndrueshmërisë së të ardhurave, faturimit elektronik dhe mbështetjes së sektorëve strategjikë.

Të dy vendet zbatojnë marrëveshjet e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin, prej 20 vitesh, dhe janë bashkërisht të angazhuar në incentivat e OECD-së për taksimin ndërkombëtar dhe erozionin e bazës së tatueshme (BEPS).

Takimi konsistoi në shkëmbimin e eksperiencave të dy vende në luftën ndaj evazionit fiskal dhe punës në të zezë, e cila do të formalizohet në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes administratave fiskale respektive brenda muajit shkurt.

“Me ministren e Financave pamë të nevojshme krijimin e një kuadri të bashkëpunimi brenda asaj që quhet marrëveshje kuadër bashkëpunimi, në mënyrë që grupet tona teknike të bashkërendojnë në mënyrë permanente në fushën e politikave fiskale, por edhe të administrimit fiskal. Jemi duke bashkërenduar veprimtaritë tona të këmbimit të eksperiencave në aspekt të luftës kundër informalitetit dhe të nxitjes në mënyrë të vullnetshme të pagimit të taksapaguesve”, tha Denaj.

Gjatë takimit të zhvilluar me ministrin Bekteshi, diskutimet u përqendruan në politikat zhvilluese ekonomike, sidomos ato të zonave të lira ekonomike, ku Maqedonia e Veriut ka një eksperiencë të mirë, por edhe mbi mundësinë e krijimit të lehtësive mes bizneseve të dy vendeve. Gjithashtu, u diskutua për përfundimin e negociatave për pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë, duke synuar krijimin e një “one stop shop” për të gjithë shërbimet.

“Besoj që jemi drejt finalizimit të kësaj marrëveshjeve dhe jemi të sigurt se brenda disa javëve do të dalim me një kuadër të firmosur, edhe në raport me pikën doganore të Qafë Thanës, për ta parë si një pikë ku shërbimi të jetë në një format “one stop shop”, ku kryhet një procedurë doganore dhe ku procesi i kalimit të mallrave të jetë më i shpejtë dhe pa burokraci, ku edhe pjesa e dokumenteve të jetë më e thjeshtuar dhe të njohim dokumentet respektive të vendeve, kur vjen çështja e kalimit të mallrave në pikat e kalimit doganor”, u shpreh Ministrja.

Aktualisht ka filluar implementimi i projektit të rëndësishëm me Bankën Botërore “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project”, ku një komponent i rëndësishëm, me një fond prej 2,000,000 USD, do të konsistojë në përmirësimin infrastrukturor, shkëmbimin elektronik të të dhënave, duke siguruar lehtësimin e tregtisë mes vendeve tona që pa dyshim do të nxisë rritjen e bashkëpunimit tregtar.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar të ndjekin rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, me mbështetjen dhe inkurajimin e vendeve partnere dhe Komisionit Evropian. Në këtë aspekt, shkëmbimi i eksperiencave në fushën e përafrimit të legjislacionit europian ishte një tjetër pikë diskutimi gjatë takimeve të zhvilluar nga Ministrja Denaj me homologët e Maqedonisë së Veriut. /e.s/

Next Post
Mesazhi i Várhelyi në Beogad: Marrëveshja me Prishtinën mbetet kyç për rrugën e Serbisë drejt BE-së

Mesazhi i Várhelyi në Beogad: Marrëveshja me Prishtinën mbetet kyç për rrugën e Serbisë drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com