• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj në Kuvend: Ndryshimet në buxhet, ruhen parametrat makro-fiskal

by Java News
01/03/2021 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti në Kuvend, ndryshimet e bëra në buxhetin e shtetit 2021, ku u shpreh se, ruhen parametrat makro-fiskal.

Sipas ministres, në Aktin e fundit Normativ të Buxhetit të vitit 2020 u mundësua një financim shtesë, në masën 673 milionë lekë, për mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve të vitit 2021 në dy projekte prioritare të KQZ, përkatësisht:

“Projektin e Identifikimit Elektronik te Zgjedhësve” dhe “Projektin pilot të Votimit dhe Numërimit Elektronik”. Gjithashtu, në të njëjtin funksion, Këshilli i Ministrave, në rrethana jo tipike për një vit buxhetor të sapo nisur, ndërmori ndryshimin e parë të ligjit të buxhetit 2021. Ndryshimet në këtë Akt Normativ janë të lidhura ngushtë me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe me angazhimet dhe shpenzimet, që burojnë prej tyre, sidomos në zbatim të Kodit të ri Zgjedhor të miratuar së fundmi. Pikërisht nën këtë fokus, tha Denaj, një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në terma të mirëmenaxhimit të procesit të votimit është dhe angazhimi maksimal për implementimin e projektit madhor me rëndësi sensitive “Identifikimi elektronik i zgjedhësve”.

Ndryshimi tjetër i paraqitur në buxhet është i lidhur me fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, që është reflektuar një rritje e tij prej 1 miliardë lekë, në kuadër të shpenzimeve eventuale shtesë që mund të burojnë nga implementimi i përcaktimeve të Kodit të Ri Zgjedhor. Ndërsa lidhur me ndryshimin në zërin e të ardhurave tatimore, është reflektuar rritja e tyre në të njëjtën vlerë, pra 3.42 miliardë lekë, përkatësisht në zërin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), me qëllim balancimin e rritjes së shpenzimeve të mësipërme.

Fjala e plotë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj:

Të nderuar, Me buxhetin e vitit 2021 nisëm një vit të rimëkëmbjes ekonomike për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Me tatimfitimin 0 për gjithë bizneset e vogla, me rritjen e pragut të TVSH-së, ku të gjitha bizneset me qarkullim deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH-në, me një pagë minimale të rritur deri në 300 mijë lekë, me investime publike me 7.2% të PBB-së, me ndihmë ekonomike të dyfishuar, kemi kaluar këtu në Kuvend një buxhet shumë të rëndësishëm për ringritjen ekonomike. Gjithashtu, kemi akorduar një fond shumë të rëndësishëm për shëndetësinë dhe sot jemi dëshmitarë të nisjes së një vaksinimi në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke synuar jo vetëm ruajtjen e jetës së shqiptarëve, por edhe një perspektivë drejt hapjes së ekonomisë. Megjithatë ky nuk është vetëm një vit i ringritjes ekonomike, i daljes nga Covid dhe Rindërtimi, por është një vit zgjedhor. Dhe në këtë kohë është shumë e rëndësishme të marrim të gjitha angazhimet tona në përputhje të plotë me detyrimet që dalin nga Kodi i Ri Zgjedhor. Ndryshimet në këtë Akt Normativ janë të lidhura ngushtë me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, me angazhimet e shpenzimet që burojnë pikërisht në zbatim të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, për të mundësuar një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në terma të mirëmenaxhimit të procesit të votimit dhe si një angazhim maksimal për implementimin e projektit madhor me rendësi sensitive, “identifikimi elektronik i zgjedhësve”. Sjell në vëmendje se puna përgatitore dhe vlerësimi i nevojës për financimin e këtij projekti është përcjellë më vonë sesa momenti i dërgimit të ligjit të buxhetit të vitit 2021në Kuvend. Konkretisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesa ka ardhur në janar. Nisur nga rëndësia, kujtoj që KQZ e ka të pamundur financiarisht që këtë projekt kaq të rëndësishëm ta mbulojë me shpenzimet e saj. Dhe ky Akti Normativ përcakton këtë ndryshim të rëndësishëm duke dhënë orientimet bazë për të mundësuar plotësimin e një ligji zgjedhor të rëndësishëm. Cilat janë ndryshimet? -Së pari është akomoduar fondi shtesë prej 2.42 miliardë lekë në programin përkatës të KQZ për financimin e projektit: Identifikimi elektronik i zgjedhësve, për implementimin në zgjedhjet e 25 prillit. -Lidhur me fondit rezervë të Këshillit të Ministrave Është reflektuar një rritje e tij prej 1 miliardë lekë, në kuadër të shpenzimeve eventuale shtesë që mund të burojnë nga implementimi i përcaktimeve të Kodit të Ri Zgjedhor -Lidhur me të ardhurat tatimore – Është reflektuar rritja e tyre në të njëjtën vlerë, pra 2.42 miliardë lekë, përkatësisht në zërin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), me qëllim balancimin e rritjes së shpenzimeve të sipërcituara. Pandemia nga vuri në sfida vitin e kaluar, në sfida që na mundësuan disa skenarë. Kemi diskutuar në këtë parlament disa nga aktet normative që filluan që në mars, në prill dhe më vonë në korrik. Dhe të gjithë skenarët tanë nuk materializuan efektin më negativ të parashikuar dhe nga Ministria e Financave. Vlerësimi që ka rezultuar në raport me të ardhurat ka qenë më optimist sesa parashikimi më i keq dhe njëkohësisht në programin e 2021 sigurisht rritja e të ardhurave është e konsiderueshme, ambicioze, por edhe është realiste. Prandaj edhe rritja prej 3.42 miliardë lekë amortizohet plotësisht nga kjo perspektivë e vlerësimit të të ardhurave. Dua të kujtoj sigurisht, që ruhen të pandryshuar të gjithë parametrat makro-fiskalë, duke ruajtur të pandryshuar elementët e borxhit dhe të deficitit. Unë ju ftoj ta miratojmë këtë Akti Normativ dhe të mundësojmë zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

g.kosovari

Next Post
“Të njëjtët fytyra që i mblodhi Berisha”/ Valteri për koalicionin PD-LSI: I turshpëm, tragjike për shqiptarët

"Të njëjtët fytyra që i mblodhi Berisha"/ Valteri për koalicionin PD-LSI: I turshpëm, tragjike për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In