• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj: Mbetemi të angazhuar për lehtësimin e klimës së biznesit

by A R
21/01/2020 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë vitet e fundit politika fiskale lehtësuese për të mbështetur biznesin, të cilat shpesh janë parë si instrument për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kështu deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në Asamblenë e Përgjithshme të Konfindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri me temë “Investimet e huaja në Shqipëri, prezantimi i Guidës së Biznesit 2020”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Presidenti i Konfindustria, Sergio Fontana.

Ministrja Denaj vlerësoi se prezantimi i Guidës së Biznesit 2020 nga Konfindustria Albania tregon se mundësitë për të zhvilluar më tepër biznes në Shqipëri janë të mëdha, ashtu sikurse është i madh edhe potenciali ekonomik i vendit tonë.

Sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, Denaj tha se “ato kanë qenë gjithmonë në nivele shumë të mira, ku për vitin 2019 Italia është pozicionuar si vendi i parë për fluksin dhe stokun e investimeve të huaja direkte, me 32 % të IHD-ve në Shqipëri, sipas të dhënave të 9 mujorit. Për periudhën janar-shtator të vitit 2019, stoku i investimeve italiane në vend ka arritur shifrën e 805 milionë euro, ndërsa fluksi i investimeve italiane në vlerën e 98 milionë euro”.

Ministrja Denaj u ndal në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, mundësuar përmes politikave të zhvillimit ekonomik, të cilat sipas saj kanë nevojë të ridimensionohen, dhe institucioneve.

Megjithatë, Denaj theksoi nevojën për një parashikueshmëri të politikave fiskale dhe atyre të zhvillimit ekonomik, në periudhë afatmesme.

“Duhet të krijojmë mundësi që i gjithë regjimi fiskal të jetë më i lehtë, më i thjeshtë për tu kuptuar dhe aplikuar, e për të mos krijuar pastaj hapësira për informalitet dhe evazion, të cilat shpesh krijojnë konkurrueshmëri të padrejtë. Në këtë aspekt, mendojmë që thjeshtimi i politikave fiskale do të ndihmojë dhe në luftën kundër informalitetin. Vitin e kaluar kemi punuar me FMN për përgatitjen e një programi afatmesëm të të ardhurave që të kemi mundësi të sigurojmë një politikë më të qëndrueshme fiskale dhe për ta rishikuar atë pak më ngadalë, të paktën 3-5 vjet”, u shpreh  Denaj.

Sa i përket rolit të institucioneve në tërheqjen e investimeve të huaja, Ministrja vlerësoi punën e bërë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në raport me investitorët e huaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj u ndal në nismat e fundit që po ndërmerr qeveria, të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e biznesit në vend, si: Revolucioni Digjital i shërbimeve, i cili për biznesin do të shkurtojë procedura dhe kohë; ligji i Fiskalizimit, i cili synon të luftojë informalitetin, evazionin dhe të vendosë konkurrencën e ndershme në treg, si dhe ligjin e unifikuar të Investimeve, i cili do të ofrojë më shumë siguri për investitorët e huaj dhe ata vendas.

Fuqia punëtore e mirë përgatitur dhe trajnuar është e rëndësishme për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në këtë aspekt, ministrja Denaj pohoi se Shqipëria është atraktive për investitorët dhe vëmendja e qeverisë ndaj shkollave të arsimit profesional në vend është gjithmonë në rritje.

/a.r

Next Post
Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita e rëndoi situatën; Tërmeti ka ribërë gjithë fabulën politike

Dita kur Ilir Meta bënte mirë të heshtte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Rikthehen reshjet/ MM: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

January 28, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

January 28, 2026
Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In