• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denaj: Mbështetje për fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

by A R
24/09/2024 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e 18-të vjetor të ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL), që nën kujdesin e SWG, platformë rajonale për zhvillimin rural, u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Në fjalën e saj të mbajtur në këtë takim ministrja Denaj theksoi se, zhvillimet e shumta të kohëve të fundit sollën nevojën për të reduktuar varësitë dhe për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit, duke theksuar rëndësinë e përafrimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).

“Sektori bujqësor po përballet me sfida të rëndësishme, duke përfshirë çmimet e paqëndrueshme të tregut, ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike dhe aksesin e kufizuar në financa, gjë që pengon suksesin e fermerëve të vegjël”, tha Denaj.

Këto sfida, vijoi Denaj, “janë thelbësore që ne t’i përshtatim politikat tona në përputhje me strategjitë e provuara të Komunitetit Evropian, ku kuadri i Politikës së Përbashkët Bujqësore është i rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë ushqimore”.

Ministrja Denaj theksoi se “qeveria shqiptare është e përkushtuar të adoptojë praktikat më të mira dhe të përmirësojë bashkëpunimin, aksesin në treg dhe mundësitë e financimit për fermerët”.

Denaj i njohu të pranishmit me nismat e ndërmarra së fundmi nga ky institucion në mbështetje financiare për fermerët dhe agropërpunuesit, që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, në veçanti mbështetjen e inovacionit, investimin në teknologjitë e reja, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale, të cilat përfshijnë grante dhe masa për të rritur dhe aksesin në financa.

Ministrat dhe krerët e delegacioneve pjesëmarrës në këtë takim diskutuan dhe ndanë angazhimet e tyre politike për integrimin në BE dhe aspektet e politikave që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në lidhje me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, shtrirjen e CAP (Politika e përbashkët bujqësore) të BE-së dhe përafrimin me acquis të BE-së, rëndësinë e Dialogut të Politikave Bujqësore si edhe Procesin e Berlinit.

Kjo temë u ngrit duke iu referuar “Axhendës së Jahorinës 2024”, e cila përfaqëson konkluzionet e nxjerra nga Forumi i Politikave Bujqësore të këtij viti të mbajtur në Jahorinë, në qershor 2024.

Një pikë tjetër e rëndësishme e takimit ishte nënshkrimi i Deklaratës për Ushqimin dhe Bujqësinë, që është një hap drejt formalizimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, me theks të veçantë në arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi.

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Rama të shpallë bashkimin e Shqipëri-Kosovë dhe jo disa mini-shtete fetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In