Kompostimi i mbetjeve të gjelbra bën të mundur që riciklimi dhe administrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin e kësaj zone.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj takoi fermerë të zonë së Cërrikut, ku theksoi rëndësinë e kthimit të mbetjeve të gjelbra në pleh organik.
“Mbetjet e gjelbra nuk mbeten më si papastërti rrugëve, po kthehen në pleh organik duke rritur cilësinë e prodhimeve të fushës, ulur kostot e grumbullimit dhe volumin e mbetjeve të depozituara në pikën fundore, si edhe krijojnë të ardhura shtesë për pushtetin vendor”, u shpreh ajo.
/a.r