• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denaj flet për stabilizimin e çmimeve, ndërkohë ka një përgjigje për Presidentin: Nga opozita? Pse jo!

by Java News
06/05/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja Anila Denaj, tha të premten në ‘Kontrast’ se Grupi Parlamentar Socialist nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm për president. Ajo shtoi se dora e shtrirë e mazhorancës për PD ka vijuar prej kohësh për të sjellë edhe ajo emrat e saj, për kreun e ri të shtetit.

Ish-ministrja Anila Denaj, tha të premten në ‘Kontrast’ se Grupi Parlamentar Socialist nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm për president. Ajo shtoi se dora e shtrirë e mazhorancës për PD ka vijuar prej kohësh për të sjellë edhe ajo emrat e saj, për kreun e ri të shtetit. Denaj tha se nuk ka asnjë kompleks për Presidentin e ri dhe kush e propozon atë. Sipas saj mjafton që Presidenti i ri të jetë i distancuar nga jeta politike aktive etj.

“Partia Socialiste u tërhoq duke e shtyrë seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit nga 10 maji, në 16 maj me shpresën që të kemi një president konsensual. Ky ishte qëllimi që u mor parasysh kërkesa e opozitës. Sa na pëket neve, nuk ka pasur ndonjë votim brenda nesh sepse Edi Rama ka qenë i qartë. Është kërkuar të sjellim vetëm emra. Unë mendoj që kandidati duhet të jetë një person sa më profesional që njeh Kushtetutën dhe komunikimin. Jo detyrimisht të jetë aktiv politik. Ju e dini që në fillim kishte paragjykime, por ne jemi të hapur për propozime të opozitës mjafton të plotësojë kriteret.”

Ish-ministrja e Financave Denaj u ndal edhe te kriza ekonomike. Ajo tha se teka për pandeminë zgjidhja shihej tek vaksinat, luftë pa a fat e nisur paraqet vështirësitë e saj.

“E gjithë bota është përfshirë në një situatë ku kriza ka emra të ndryshëm. Të gjitha ekonomitë e botës u hapën pas pandemisë duke kërkuar më tepër konsum dhe ku pati më tepër konsum energjie. I e pritshme që siç po rriteshin çmimet e transportit, edhe kriza e energjisë do të ishte e prekshme, por sigurisht pati një reagim të menjëhershëm nga qeveria.

Ajo që është më e vështirë është se sa do të zgjasë. Por nëse te pandemia kishim shpresë te vaksinat, te tërmeti kishim shpresë te ndihma financiare. Tek rasti i luftës nuk predikojmë dot se sa do të zgjas. Dhe e dyta, Rusia dhe Ukraina kanë ndikim shumë të madh në furnizimin me gaz apo produkte të tjera bazë.

Kështu që pritet të ketë një situate inflacioniste të shtuar dhe kjo situatë besoj se Shqipëria duke patur një sezon turistik përpara, mund të kemi një kontribut të madh në ekonomi. Kam besim të turizmi dhe ai kontribuon gati 15-16 përqind të prodhimit të brendshëm bruto” – tha Denaj për ‘Kontrast’.

Shqiptarja.com

Next Post
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Menaxhimi i Parkut të Butrintit/ Auron Tare: Ekspertët anglezë, asnjë kontakt me specialistët shqiptarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com