Ministrja e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, se bashku me Kryetarin e Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, prezantuan Skemen Kombetare te Mbeshtetjes per fermeret e zonave rurale.
Me poshte gjeni fjalen e plote te ministres Denaj:
Ministrja e Bujqesise dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ne fjalen e saj duke prezantuar Skemen Kombetare te Mbeshtetjes, para fermereve dhe blegtoreve te zonave rurale te Tiranes, u shpreh se “kur flasim për standarde, unë dua absolutisht të theksoj nevojën pse bashkimi është domosdoshmëri për standardin e sigurisë ushqimore. Nuk ka mundësi që ne të vazhdojmë të rrimë të vegjël. E kur flasim ne nuk flasim secili nga ne, por duhet të kuptojmë që në një zonë të caktuar aty ku potenciali është për t’u bashkuar dhe jo për t’ju kthyer kooperativave, sepse në një farë mënyre të gjithë mendojnë zonja ministre po na sjell prapë kooperativat. Ndoshta është një fjalë që duam ta harrojmë edhe pse disa nëpërmjet bashkimit të shoqërive bujqësor ia kanë parë hajrin, por le të themi që ajo që po kërkojmë sot te Skema është një bashkim intresash, jo pronash. E kështu dua të heq çdo frikë, çdo ndrojtje”.
Ministrja Denaj tha se, kur të fillojnë aplikimet në date 27 mars ku 3-4-5-6-7 blegtorë apo fermerë, të cilët kanë më pak se 1 ha toke, qoftë serra apo produkte në fushë, të bëhen bashkë dhe të firmosin një marrëveshje interesi e panoterizuar siç u tha për të shkruar tek qendrat tona rajonale, tek një agronom apo një veteriner, i cili do t’ju ndjek në protokollet tuaja në hallet, shqetësimet tuaja deri tek kontrata, e cila duhet më në fund të gjithë ne t’a bëjmë detyrim për të arritur atë që është shitja e produktit dhe marrja e parave në kohe reale mbrapsht.
“Bashkimi i operatorëve sot, jo vetëm është një kërkesë e tregut, por është një kërkesë e skemes. Kemi disa halle që nuk i tejkalojmë dot menjëherë, është fragmentarizimi i tokës. Ne nuk mund të themi dot sot që kemi për çdo fermerë sipërfaqe të mëdha me hektarë. Ne flasim për 1ha për fermerë. Çfarë do të thotë kjo? Që ka edhe të tjerë që kanë më pak. Ka serra, të cilat janë në gjysmën hektari. Arrijmë dot ne të automatizojmë proceset bujqësore? Arrijmë dot ne të investojmë të gjithë protokollet bujqësore për një produkt që kërkon jo vetem tregu i jashtëm, por edhe ata që po vijnë tani në këtë vit besoj që do arrijnë 14 milionë turistë. Kërkohet cilësi, por cilësia për mua si ekonomiste është të mprehësh lapsin dhe të vendosësh që kostot të jenë oportune për sipërfaqe më të mëdha për produkte prodhimi më të mëdha. Për ndjekje protokolli të gjithë njësoj, tek i njëjti treg dhe shpresoj tek ky treg që e përmendëm pak më parë. Prandaj ju lutem mos e merrni bashkimin e operatorëve si një thirrje e ministres dhe kjo ka qënë lajtmotivi im që në ditën e parë që kam filluar punë në Ministrinë e Bujqësisë, sepse e besoj fort si ekonomiste duke u bashkuar ne ulim kostot dhe thyejmë edhe disa tabu të tjera për të arritur tek tregjet”, u shpreh Denaj.
Ministrja shpjegoi se, përtej politikës që është pjesë e përgjegjësisë time, do të thoja çfarë do të ishte kjo për ju? Për ju do të ishte më shumë lekë. Sepse çdo masë që u tha pak më parë do të merret maksimalisht. Të parët që do të përfitojnë nga Skema, masën e plotë qoftë në skemën e blegtorisë gjithashtu edhe të perimeve luleshtrydheve apo produkteve të tjera, janë ata që janë të bashkuar. Ata do të marrin maksimumin e skemës. Nëse ne kemi 100 apo 1000 operatorë të bashkuar, janë ata që marrin maksimumin dhe pjesa e mbetur e lekëve do të shpërndahet proporcionalisht tek të tjerët. Pra, të gjithë do të marrin, por disa do marrin më shumë dhe disa më pak. Kjo edhe një herë për të siguruar cilësinë e produktit dhe protokollin e ndjekur.
Një element tjetër i rëndësishëm është heqja e tavaneve, tha Ministrja ku vleresoi se, çdo vit është vendosur një tavan dhe në një farë mënyre janë vendosur për një sipërfaqe të caktuar toke apo 300 krerë të imta, apo 50 gjedhë, sepse aq kemi pasur lekë. Nuk kemi sot vetëm nevojën për të parë tek leku, por kemi nevojë për të nxitur tufat. Prandaj kemi hequr tavanin dhe kemi vendosur që masa do të vazhdojë të përfitohet, po do të jetë 50% e asaj që ishte përpara tavanit.
Sipas Ministres, vitin e kaluar edhe falë mbështetjes që u dha me Aktin Normativ, u arrit të shpërndej naftën tek të gjithë përfituesit.”Vjet fakt ishte 51 milionë $ të shpërndara tek fermerët 65 000 fermerë, këtë vit do të jetë 55 milionë dollare tek 70 000 fermerë. Sigurisht, nëse bashkohen më shumë do të jetë një presion më i madh për të kërkuar më shumë lekë. Hajde t’a bëjmë së bashku! Operacionalisht nuk do të punojmë Skemën e Naftës me naftë, do e punojmë me llogari ku të gjithë përfituesit sipas asaj që është përllogaritja do ta marrin këtë vlerë në llogarinë e tyre. Jemi duke punuar edhe me bankat që edhe ato të hapin llogari bankare edhe me kosto të reduktuara, por ama duhet të kuptojmë një gjë asnjë fermer nuk duhet t’a mendoj që është biznes për lëmosh. Ky është biznes për ekonomi. Kjo është një ndarje shumë e qartë me të shkuarën. Ne sot kemi tregun ndërkombëtar, e kemi tregun lokal. Ne këtë vit vetem nga 14 milionë turistë do të kemi presion për të prodhuar produkt ushqimor 1,2 miliardë $ dhe kemi presionin e tregjeve të eksportit të cilat mund të jenë në nivelin 800 milionë $. Pra ne flasim për 2 miliardë $ ofertë ushqimore dhe s’kemi ne mundësi t’a bëjmë këtë me sigurinë ushiqmore që kërkohet dhe njëkohësisht me mundësitë për të zgjeruar kapacitetet tona të brendshme qoftë në sipërfaqe ashtu edhe në prodhim cilësor. Unë mendoj që po, por ne duhet të mendojmë jo më të vegjël. Pak më parë ju thatë që kemi bashkuar të paktën 15 blegtorë 5 krerë. Vetëm një shifër 36% e fermave tona blegtorale janë 1-5 krerë. Mendoni vetë se të gjithë janë ekonomistë që kanë pak dynym apo ata që kanë pak krerë, sepse në fund është ekonomia familjare që duhet llogaritur. Bëhet ekonomi me 1-5 krerë për të ushqyer 14 milionë turistë dhe të gjithë shqiptarët apo ata që janë për eksport? Nuk mundemi. Prandaj kur flasim për bashkim nuk flasim vetëm për të rregulluar pjesën e cilësisë ushqimore, po edhe për të rritur presionin ndaj standardit të masës”, tha Ministrja Denaj.
Kërkesa jonë për bashkim operatorësh absolutisht nuk duhet marrë si një kërkesë formale, tha Denaj, duke shptehur nevojën për t’ju ndihmuar fermeret e begtoret, për të bashkuar ekonomitë e vogla në ekonomi më të mëdha, për të siguruar më shumë mirëqënie për secilin nga pjestarët e familjeve te vogla, po edhe të familjes tonë të madhe.
Ministrja gjithashtu beri me dije se tashme po finalizohet nisma edhe per lehtesimin e dhenies se lejeve te ndertimit ne zonat rurale, cka do ndikoje ne zhvillimin e tyre.
Ndersa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndërtimi i këtij tregu është një tjetër fjalë e mbajtur, që jep garanci edhe për realizimin e investimeve të tjera në këtë sektor. “Më vjen mirë që jemi sot në një hapësirë të një fjale të mbajtur. Kjo do të thotë se gjasat janë se për sa kohë që jemi në një premtim të mbajtur, qëllimin e kemi 100% të mbajmë edhe premtimet që japim sot, duke filluar nga data 27 mars, kur hapen thirrjet për subvencionime në të gjithë territorin e Republikës, por sigurisht ne të Tiranës do i bëjmë. Gjithmonë e më shumë, jo vetëm kufijtë e qytetit, por edhe ekonomia e qytetit, do identifikohet me njerëzit e punës”, tha Veliaj.
Ai u bëri thirrje fermerëve dhe blegtorëve të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare për mbështetjen. Veliaj siguroi se të gjithaë institucionet do të jenë krah tyre për t’i ndihmuar në procesin e aplikimit. “Ftesa për të gjithë miqtë tanë fermerë dhe familjet është: duhet të sigurohemi që t’i shpenzojmë këto para, ndaj na duhet një mobilizim jo vetëm nga fermerët, por shoh disa nga administratorët tanë këtu, që mund të na ndihmojnë dhe të punojmë për këtë mision. Pra, jo vetëm ai që realisht punon me tokën, me bletët, me baxhon, me stallën, por të gjithë duhet të shkojmë në katund për t’u siguruar që këto para shkojnë në vendin e duhur”, tha Veliaj.
Gjatë bashkëbisedimit, kreu i Bashkisë ftoi bizneset, por edhe qytetarët, që të blejnë produkte lokale, të cilat ofrojnë jo vetëm cilësi, por ndihmojnë në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase. “Ne jemi tregu më i madh sot në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të thotë se kush prodhon në Tiranë është edhe më afër tregut. Ftesa për të gjithë, jo vetëm për ata që shtrojnë iftaret, restorantet, por për çfarëdo lloj sebepi, është të blejnë produkte lokale. Është shumë e rëndësishme që paraja të qarkullojë këtu. Ne i japim kaq shumë rëndësi marketingut për ta çuar jashtë, ndonjëherë harrojmë për të bërë marketing këtu brenda. Të gjithë e dimë se pjesa më e madhe e këtyre produkteve që vijnë nga jashtë, mund të kenë ngrirë nëpër frigoriferë, nga Brazili e nga Argjentina. Nuk jam këtu që të bëj reklamë kundër tyre, jam këtu që të bëj reklamë pro nesh dhe produkteve tona, ndaj ftesa për të gjithë është: Mall vendi, mall cilësore, dhe një para që shumohet këtu. Paraja shumëfishohet kur rri brenda ekonomisë”, nënvizoi Veliaj.
Për të ndihmuar ekonominë bujqësore dhe blegtorale, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me aktorë të tjerë, do të nisë edhe një fushatë promovimi në gjithë territorin. “Duam të fillojmë edhe një stinë promovimi. Do të kemi panaire, aktivitete të ndryshme, gjërat janë mirë, por gjërat mund të jenë gjithmonë e më mirë. Ndaj, ambicia jonë është t’i bëjmë vërtet hyzmetin edhe pjesës së marketingut, që njerëzit njihen me produktet, por edhe pjesës së pakicës. Ne duhet ta zhdërvjelltësojmë tregun dhe të jetë 24 orë, si palestrat nëpër shkolla. Me të njëjtën logjikë që ne nuk i lëmë bosh palestrat dhe asetet e bashkisë, edhe ky aset nuk duhet të bjerë në letargji, prej faktit që mbaroi shitja e shumicës në mëngjes. Ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta përdorur gjatë ditës, për të pasur sa më shumë aktivitete, sa më shumë promovime”, theksoi Veliaj./m.j