Juventus merr një goditje të fortë pasi mbrojtësi Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim. “Bisha” e mbrojtjes azurre dhe juventine u dëmtua në ndeshjen e së shtunës kundër Spalit që “Zonja e vjetër” barazoi pa gola.
Chiellini raportohet se me shumë mundësi do të mungojë për ndeshjen e parë çerekfinaliste të Ligës së kampioneve kundër Real Madridit.
Sipas “Sportmediaset” mbrojtësi i Juventusit është detyruar të largohet nga grumbullimi i Italisë për shkak se ndjen dhimbje gjatë tendoses së muskujve.
a.ç