• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dëmtimi i sahatëve të ujit nga ngricat, UKT do t’i paguajë vetë shpenzimet

by A R
10/01/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, banorët e zonës së Allias-Bregu i Lumit do të kenë mundësi që të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm, pasi zona në fjalë nuk ka pasur mbulim apo linjë furnizimi. Për të inspektuar punimet, të cilat priten që të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Kryetari Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet për përmirësimin e infrastrukturës, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.

 “Po bëjmë një investim në zonën e Bregut të Lumit për t’u siguruar që nuk investojmë vetëm në sheshin “Skënderbej” apo në qendrat e fshatrave e blloqeve të Tiranës, por në çdo cep të kryeqytetit”, theksoi Veliaj. Nisur nga temperaturat e ulëta që po kalon kryeqyteti këto ditë, ai falenderoi punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve për menaxhimin e situatës, ndërsa garantoi qytetarët që të gjithë matësit e ujit të dëmtuar nga ngricat do të zëvendësohen nga vetë UKT, pa asnjë kosto për qytetarët.

 “I falenderoj me gjithë zemër kolegët e Ujësjellësit sepse kjo ka qenë një situatë e jashtëzakonshme për Tiranën, për shkak të ngricave. Tirana nuk ka pasur kohë të tillë të ftohtë që nga viti 1985, çka do të thotë se ngrirja e tubacioneve dhe shpërthimet që kemi pasur në sahate është një situatë e paprecedentë. Kam lënë porosi si aksioner kryesor i UKT, që ndërmarrja të përballojë me shpenzimet e saj zëvendësimin e të gjithë sahatëve në qytetin e Tiranës, që asnjë prej banorëve të mos impaktohet në xhepin e vet dhe financat e familjes për kushte të natyrës. Kjo do të jetë diçka që do të kompensohet nga xhirot dhe të ardhurat e ndërmarrjes, çdo qytetar duhet të jetë i qetë për këtë çështje”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë u shpreh se me përmirësimin e situatës klimaterike, do të fillojë dhe zgjidhja e problemeve të trashëguara në Tiranë në 25 vitet e fundit.

 “Me sistemin e ri të administratorëve do të shfrytëzojmë stinën e ngrohtë të pranverës, verës dhe vjeshtës, për të veshur tubacionet brenda pallatit, sistemimin e kabinave ku janë sahatët, për të mësuar ndoshta edhe nga qytete të tjera, të cilat kanë eksperiencë me motin e ftohtë dhe sigurohen që edhe investimet i bëjnë në këtë formë. Sigurisht që, të gjithë pallatet e reja i kanë këto kritere dhe do i kenë këto kritere në Bashkinë e Tiranës, por për ato që tashmë janë ndërtuar, do të përdorim rrjetin e administratorëve për këto investime të vogla që na shpëtojnë nga situata të tilla”, theksoi ai. Veliaj përsëriti edhe një herë thirrjen se nisur nga situata e të ftohtit që ka përfshirë vendin, qytetarët të bëjnë kujdes deri në kalimin përfundimtar të kësaj emergjence.

 “Dua po ashtu t’u kërkoj gjithë qytetarëve që të tregohetn vigjilentë edhe për dy ditët e mbetura. Edhe pse temperaturat kanë ardhur në rritje, duhet ende të tregojmë kujdes, sidomos për ata që janë të moshuar dhe fëmijë. Qendrat tona sociale janë 7, kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha ai.

 Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla u shpreh se në të gjithë kryeqytetin janë në gatishmëri 20 grupe pune për të zgjidhur çdo problematikë.

 “Ky është një investim që po bëhet me vetë forcat e ujësjellësit, është një investim i ri në një zonë ku rrjeti i ujësjellësit nuk ka ekzistuar fare. Po furnizohet qëndra multifunksionale, çerdhja, kopshti dhe qendra shëndetësore, gjithashtu edhe disa banorë të zonës që deri tani nuk kanë pasur fare rrjet ujësjellësi. Ndërkohë, jemi duke punuar në të gjithë Tiranën me 20 grupe për gatishmërinë, për gjithë defektet që po ndodhin nga i ftohti”, deklaroi Molla.

 Në zonën e Allias- Bregu i Lumit, Bashkia e Tiranës po ndërmerr një sërë investimesh për ngritjen e infrastrukturave sociale për banorët. Kështu, do të ngrihet një shkollë, një qendër sociale dhe një Qendër Shëndetësore. Për urbanizimin e kësaj zone, por edhe funksionimin e objekteve publike, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë do të ndërtojë një rrjet ujësjellësi, me një gjatësi prej 200 metrash linearë.

Next Post
Anxhela Peristeri me dekolte në janar, ja si e thumbon Rudina (VIDEO)

Anxhela Peristeri me dekolte në janar, ja si e thumbon Rudina (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Miratimi i rezolutës me konsensus, Berisha: U përfshinë kërkesat e PD, asnjë vlerësim për qeverinë

May 15, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mbani mend këtë datë! Astrologia paralajmëron shenjat: Javë pozitive, por kujdes nga gabimet…

May 15, 2026
Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

May 15, 2026
Kreu i CIA-s takon zyrtarët kubanë në Havana, zbulohet ndihma e SHBA-ve në mes të krizës së naftës

Kreu i CIA-s takon zyrtarët kubanë në Havana, zbulohet ndihma e SHBA-ve në mes të krizës së naftës

May 15, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Harta e re Gjyqësore, Gogu: Drejtësi me standarde të dyfishta? Thelbi kryesor i Reformës është që…

May 15, 2026
Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

May 15, 2026
“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

May 15, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një Brezi të Ri

May 15, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

May 15, 2026
Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In