Ministria e Financave do të kalojë në “sitë” të gjithë dosjet e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist.
Janë në total 23 mijë dosje përfituesish, të ndara në dy kategori, ajo parësore dhe ajo joparësore. Ministria e Financave, nën drejtimin e një ministreje teknike të emëruar nga Partia Demokratike, Helga Vukaj, po verifikon edhe procesin e dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Ndërkohë, pritet pagesa e këstit të tetë për kategorinë parësore dhe kësteve të dytë, të tretë e të katërt për kategorinë joparësore.
VERIFIKIMI
Ministria e Financave po punon për eliminimin e të gjitha pengesave artificiale dhe vonesave të shkaktuara gjatë këtij procesi – thuhet në një njoftim për shtyp. “Ministria e Financave u kërkon shoqatave të ish-të përndjekurve politikë dhe individëve të interesuar, që të përcjellin pranë nesh çdo shqetësim që ata kanë lidhur me procesin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist. Vihet në dispozicion dhe numri 0676054545. (Ëhatsapp, Viber) për çdo denoncim”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
KATEGORIA PARËSORE
Janë gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, të cilët vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt prioritet kanë persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashë- gimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.
Në kategorinë e gjashtë prioritarë janë ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.
TRASHËGIMTARËT
Fëmijët e ish-të dënuarve politikë dhe nipërit e tyre duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh për të marrë dëmshpërblimin.
Dokumentacioni që duhet të dërgohet në Ministrinë e Financave për shpërndarjen e këstit të dytë është: 1.Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, (dokumenti bankar i vitit 2015). 2.Dokument identiteti (kopje letërnjoftimi, pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Pagesat e këstit të dytë do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka: 1.kontestim nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët. 2. Nuk ka ndryshime të statusit të ish-të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. 3. Nuk ka revokim të prokurës së posaçme. Ndërsa për rastet kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kontestojnë ose ka ndryshime të statusit, nuk jetojnë, dokumentet që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë ato të trajtuara në materialin me titull: Dokumentet që duhen dërguar për pagesën e dëmshpërblimit për trashëgimtarët. Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë: 1. Revokimi i prokurës origjinale. 2. Numër llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar. 3. Dokument identiteti (kopje letërnjoftimi, pasaportë) për çdo trashëgimtar.
TE DHENA
23 mijë është numri i ish-të përndjekurve politikë, që përfitojnë dëmshpërblim.
1500 ish-të dënuar politikë të kategorisë parësore kanë marrë këstin e shtatë dhe janë në pritje të këstit të tetë.
500 trashëgimtarë ish-të dënuar politikë kanë marrë deri tani vetëm këstin e parë.
600 trashëgimtarë të ish-të dënuarve polikë kanë marrë më shumë se dy këste dhe janë në pritje të kësteve të radhës.
GJASHTË KATEGORITË
1. Kategoria e parë parësore, ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë. Kategoria e dytë parësore, ish-të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kategoria e gjashtë parësore, ish- të dënuarit politikë që jetojnë, të cilët kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
2. Kategoria e tretë parësore, ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.
· Kategorinë e katërt parësore, ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
1. Kategorinë e pestë parësore, ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur.
2. Kur ish-i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë.
3. Ish-të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste, veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë./GSh/a.m.