• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

by Carlo Bollino
22/06/2026 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Në protestën e popullit që prej 21 ditësh thërret “Shqipëria e shqiptarëve” kundër projektit të familjes Trump për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, dje valëviteshin më shumë flamuj amerikanë se kurrë më parë. Përgjatë marshimit, i lindur pas rrahjes së një të minoritari grek nga rojet private të resortit të ardhshëm (ngjarje për të cilën qeveria e Athinës u mobilizua me një gatishmëri të dyshimtë), shfaqeshin kudo pankarta që lartësonin Çamërinë. Patriotët “no global”, me qeleshe në kokë, të ardhur kush e di pse nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu, brohorasin për Shqipërinë etnike dhe UÇK-në, ndonëse ajo tashmë i përket historisë, ndërsa besimtarët që sapo kanë dalë nga xhamitë parakalojnë pa asnjë siklet krah nostalgjikëve komunistë, ateistë për nga kultura e vjetër. Protestuesit protestojnë në emër të diasporës së detyruar të emigrojë, por duke parë makinat me vlerë qindra mijëra euro me të cilat kanë ardhur në karvan nga Anglia, duket se ata jetojnë shumë më mirë se keta që kanë mbetur këtu. Kulmi ishte se njerëz të thjeshtë dhe pensionistë i pritën me duartrokitje, sikur të ishin çlirimtarë.

Në bulevard ndodhen edhe fëmijët, tashmë të rritur, të ish-administratës shtetërore, asaj administrate që pushohej nga puna në çdo ndryshim qeverie ose për hakmarrje politike, dhe që sot kundërshtojnë ata që kanë përvetësuar privilegjet që dikur i gëzonin prindërit e tyre. Krahas tyre janë blogerët, influencerët dhe tiktokerët, të cilët deri dje bënin selfie para hoteleve me pesë yje dhe sot protestojnë kundër atyre që ndërtojnë të reja. Dje u pa madje edhe deputetja e penduar Neomalesore, e cila vetëm sot është rikthyer në tokë duke zbuluar ndërtimet e Palasës të realizuara dhjetë vjet më parë. Dhe nëse në perëndim të diellit mbërrijnë familjet me karroca fëmijësh dhe me fëmijë për dore, të angazhuar edhe ata të bërtasin “Rama ik”, kur bie mbrëmja bulevardi mbushet me adoleshentë që marshojnë krenarë duke i rënë borive të stadiumit me të njëjtën vetëdije me të cilën bëjnë tifozllëk për ekipin e zemrës në pritje të fillimit të ndeshjes.

Forca e kësaj proteste qëndron pikërisht te mijëra fytyrat që përfaqëson dhe te mijëra kundërthëniet e atyre që e ushqejnë, të bashkuara si në një hipnozë kolektive vetëm nga urrejtja ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës. Por kjo është njëkohësisht edhe dobësia e saj, sepse nëse një ditë ky lëvizje do të merrte formë politike, nuk do të prodhonte një parti të vetme, por të paktën dhjetë të ndryshme, secila në luftë me tjetrën.

Kjo protestë zgjat prej kaq shumë ditësh pikërisht sepse nuk ka një lider të vetëm, nuk ka një ideologji të vetme dhe nuk ka një program të vetëm: ka vetëm shumë pjesëmarrës. Të gjithë janë kundër diçkaje ose dikujt, por askush ende nuk ka arritur të thotë se në favor të kujt dhe të çfarë janë. Ky nuk është një detaj dytësor, sepse pikërisht kjo e dallon një lëvizje politike që synon të ndërtojë nga një fenomen populist që synon vetëm të shkatërrojë.

Lëvizja studentore e dhjetorit 1990, megjithëse po aq heterogjene dhe e lindur fillimisht vetëm për të protestuar kundër mungesës së energjisë elektrike në Qytetin Studenti, u shndërrua menjëherë në një fenomen politik: që ditën e dytë krijoi një udhëheqje që përfaqësonte të gjithë dhe hartoi një listë kërkesash, në krye të së cilës nuk qëndronin dorëheqja e Ramiz Alisë apo arrestimi i Nexhmije Hoxhës, por kërkesa për vendosjen e pluralizmit dhe, për rrjedhojë, përfundimin e diktaturës. Objektiva që kërkuan t’i arrinin duke negociuar me diktatorin, jo duke refuzuar ta takonin. Pas vetëm katër ditësh protesta përfundoi, sepse përballë asaj qartësie të mbështetur nga protestat, Ramiz Alia nuk pati zgjidhje tjetër veçse të dorëzohej. Kështu studentët e dhjetorit 1990 ndryshuan historinë e vendit.

Po sot? Tashmë kemi hyrë në ditën e 22-të të demonstratave pa ditur ende se kush e drejton lëvizjen, pa njohur objektivat e saj dhe, mbi të gjitha, pa pasur asnjë negociatë në zhvillim, pasi protestuesit refuzojnë të negociojnë me qeverinë. Të bërtasësh si në stadium “Rama n’burg, Berisha n’burg” nuk do të shërbejë për të arritur asgjë. Nuk do të mjaftojë për të siguruar ndonjë rezultat as të këndosh në kor “Rama jep dorëheqje”, sepse edhe sikur Edi Rama ta bënte këtë (dhe nuk besoj se do të ndodhë) vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe qeveria e ardhshme do të ndahej sërish mes Ramës dhe Berishës, pasi populli i bulevardit nuk përfaqësohet nga një forcë politike që dëshiron të garojë. Është një lëvizje që dëshiron vetëm të protestojë. Sa u përket drejtuesve të partive të tjera të vogla, që lypin thërrime mbështetjeje duke realizuar video-furçe të sikletshme mes protestuesve që nuk kanë dalë në shesh për ta, është e qartë se asgjë nga kjo nuk mund të ndryshojë peshën politike që ata kanë arritur deri më sot.

Dalja në shesh po shndërrohet në një gjest mekanik që përsëritet çdo ditë pa qenë më e qartë për askënd se cili objektiv duhet të arrihet, madje as për vetë pjesëmarrësit. Qëllimi i vetëm është të tregojnë se ekzistojnë ende dhe të numërohen. Edhe pse me pjesëmarrje të ndryshme, kështu ndodhi edhe me protestat e Belind Këlliçit para Bashkisë, dhe deri para tre javësh kështu ndodhte edhe me foltoret e Sali Berishës para Kryeministrisë. Për trembëdhjetë vjet protestuesit e sotëm kanë parë në televizion Saliun, Belon dhe Flamurin të protestojnë në të njëjtën mënyrë, pa dialog dhe pa objektiva të realizueshme, dhe sot po riprodhojnë në mënyrë të pavetëdijshme të njëjtin model, nga intolerancën ndaj kritikave deri të shëtitjen e mbrëmjes. Edhe refuzimi për të pranuar një takim të propozuar nga kryeministri është një qëndrim i pakuptueshëm dhe për këtë arsye krejtësisht “berishian”: nëse ulesh në tavolinë me Edi Ramën, në fund fiton ai, përsërit “Doktori”. Pikërisht për këtë arsye, që kur është bindur për këtë, ai preferon të humbasë pa negociuar.

Pyetja që në fund duhet t’i bëjnë vetes në bulevard është e thjeshtë: a ia vlen të ndjekin edhe në këtë rast shembullin e dështuar të Sali Berishës? Edi Rama, duke i provokuar, i ka quajtur protestuesit “proletariati i algoritmit”. Për t’i treguar se gabon dhe për të dëshmuar se protesta është e motivuar nga interesa të mëdha kolektive dhe jo nga pakënaqësi personale, ekziston vetëm një mënyrë: të dalin nga mjegulla e paformë e rrjeteve sociale, të krijojnë delegacionin e tyre dhe të paraqiten me emër e mbiemër para derës së tij me një listë të qartë kërkesash. Në vend që të imitojnë Sali Berishën, i cili në rënien e komunizmit nuk pati asnjë meritë, duhet të marrin frymëzim nga guximi që treguan bashkëmoshatarët e tyre 36 vjet më parë. Por ata e dinin saktësisht se çfarë donin; ndoshta për këtë arsye u mjaftuan vetëm katër ditë për ta arritur.

Next Post
Më e re, më e bukur, më e vjetër

Më e re, më e bukur, më e vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com