• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokrati Flamur Hoxha: Mos ta lëmë PD në duart e atyre që e përdon si lopë për ta mjelë!

by Java News
18/12/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha deklaroi sot në Kuvendin demokrat që po mbahet në Pallatin e Kongreseve se kjo parti nuk mund të lihet në duart e atyre personave që e përdorën për të abuzuar me pushtetin, për ta mjelë si lopë dhe për t’u pasuruar gjatë kohës kur PD qëndroi në pushtet.

Fjala e plotë:

Të nderuar demokrate dhe demokrate!
Ky kuvend i 18 dhjetorit 2021 i Partisë Demokratike të Shqipërisë është kuvend historik dhe ka për tu shënuar në historinë e kësaj partie dhe në historinë e Shqipërisë.
Është kuvend historik demokratesh sepse sot piketohet pas tri dekadash e ardhmja e mëtejshme e partisë tonë demokratike.
Une e çmoj dhe e dua këtë kuvend si kuvend bashkimi të demokratëve pasi të gjithë demokratët e vendit janë aksionere në PD, janë ortakë të barabartë dhe kjo parti nuk ka pronarë askënd veç anëtarëve të saj.

Se është parti e tillë e njerëzve të lirë e të barabartë, jemi të lidhur me shpirt e me zemër me këtë parti dhe nuk e kemi braktisur asnjëherë.
Partia Demokratike është shtëpi e lirisë ,shtëpi e njerëzve të lirë, me dinjitet e krenarë.

Partia Demokratike është forca politike më krenare e vendit sepse ajo ka realizuar përmbysje e ndryshime të mëdha në Shqipëri, ka sjellë demokracinë, anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë, Udhën e kombit, në miqësi të pandërprerë me aleatin e madh strategjik të kombit, Amerikën.

Sot, ky kuvend e kjo parti është në sprova të rënda. Ne jemi në sprovë para vetes, historise, familjeve e fëmijëve tanë. Ne do të shohim nga e ardhmja jo nga e shkuara sepse ne nuk ecim mbrapsht.
Momenti na ka vendose ne prove, zhvillimet na diktojnë të kemi urtësinë e maturinë e duhur që të bëjmë ndryshime në veten tone. Vitet e fundit PD u ndesh me shume kundërshtare që dolën nga radhët e saj dhe ata i bënë shumë dëme e shkaktuan shumë humbje në aleancë me kundërshtarin e përhershëm politik, të majtën shqiptare. Sikur ndodhi një garë rivalësh kush po e dëmton me shume partinë demokratike meqë nuk e sunduan dot dhe as ta zaptonin ate.
Sot ka ardhur një moment kur duhet e kërkohet me shumë besim tek njeri-tjetri, me shumë dashuri. Ne nuk e sosim dot këtë botë e këtë jetë, këtu e gjetëm e këtu do ta lëmë edhe partinë.
Ne emër te demokratëve të Kukesit e te gjithë qarkut Kukës, në emër të gjithë të përndjekurve politikë nga unë vij, në emër të gjithë sipërmarrësve te vendit pjesë e të cilëve jam, do të bëja thirrje, do të shprehja dëshirën më gjithë zemër që të shpëtojmë nga kurthet e kohës, nga përçarja e partisë sepse vetëm partia humbet dhe kundërshtari ynë politik fiton.
Por partinë nuk mund ta lëmë peng të atyre që e abuzuan, e përdorën si lopë për ta mjelë, të atyre që u pasuruan nga pushteti i partisë demokratike dhe e duan vetem nëse kanë apo marrin poste.

Jo, kjo parti se pari është e idealisteve të saj, të cilët janë shpirti i kësaj partie.
Në debatet e kohëve të fundit nuk jam fshehur pas gishtit, nuk kam bere strucin as trimin, por jam pozicionuar me partinë institucion, me partinë demokratike që kanë votuar e ndërtuar demokratët shqiptare dhe do të jem gjithmonë.
Nderim dhe mirënjohje përjetë kontribuesve te PD.
Faleminderit Partisë Demokratike të Shqipërisë
Faleminderit miq!

Next Post
Policia i vë prangat në kufirin shqiptar shtetasit egjiptian

Policia i vë prangat në kufirin shqiptar shtetasit egjiptian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In