• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokrati dorëzon mandatin: Opozita ka degraduar dhe ka humbur besimin

by A R
21/12/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka bërë me dije sot se ka “djegur” e mandatit e tij.

Në një shënin në facebook Topollaj shkruan se “dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es”.

Më tej ai nuk i ka kursyer akuzat dhe për Partinë Demokratike.

“Jam duke dorezuar nje mandat, i cili vetem atyre qe me kane zgjedhur nuk u sherben

I bindur se dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es.

Ka qene nje vendim i detyruar ne kushtet e konsumimit te te gjitha mjeteve politike dhe ligjore per te perfaqesuar interesat e votuesve te mi. Por per fat te keq kam konstatuar se perballe nuk kam nje kundershtar politik por nje manipulator ekstrapolitik qe ka arritur ne pak kohe te korruptoje te gjithe sistemin politik dhe gjyqsor, ndersa ne krah nje formacioni politik, i cili ne vend qe te me ndihmonte, haptazi me ka penguar per te bere detyren e opozitarit perballe Erion Veliajt ne qytetin e Tiranes.

Prove qe ky mandat nuk ka me asnje vlere politike eshte rasti I aferes se teatrit kombetar ku ne kushtet qe mazhoranca nuk ka ne keshill votat e nevojshme te kerkuara nga ligji per veteqeverisjen vendore per tjetersimin e kesaj prone, ajo ka miratuar nje tjeter ligj, kesaj here te thjeshte, qe e anashkalon totalisht kompetencen e keshillit bashkiak dhe qe nuk mund te zhbehet juridikisht si antikushtetues sepse vendi eshte pa gjykate kushtetuese.

Ky mandat gjithashtu nuk ka me asnje vlere po te kemi parasysh se individualisht kam nisur 4 procese gjyqsore per anullimin e vendimeve haptazi antiligjore te keshillit bashkiak nen diktatin e Veliajt dhe gjykata ose ka shkelur me te dyja kembet ligjin ose zvarrit ceshtjet vetem sepse nuk guxon te shpalle nje vendim kunder Veliajt.

Kjo situate e korruptimit total te sistemit do te qe vetem gjysma e se keqes nese nga ana tjeter do te ishte nje opozite reale qe ka vendosmerine per ti bere balle te keqes. Por sikur te mos mjaftonte shumica abuzive, kam konstatuar se opozita eshte bere nje shtojce e mazhorances, gje qe ka passjelle qe kjo opozite te humbi totalisht besimin publik duke u konsideruar masivisht si e vetmja arsye e vazhdimit te keqqeverisjes se sotme.

Prove e ketij degradimi te aksionit opozitar nuk eshte vetem fakti qe nje grup keshilltaresh te opozites kane kaluar ne anen e Velijat ne momentin qe ai humbi mazhorancen e keshillit bashkiak, por edhe fakti qe Veliajn jam detyruar ta padis individualisht ne Gjykate per shkak se me eshte kerkuar personalisht nga Kryetari I PD te mos I coj 4 padite e siper permendura ne emer te Partise Dermokratike.

Per te gjitha keto arsye, mbajtjen e mandatit e konsideroj si nje fasade qe I intereson vetem Rames dhe Veliajt per te justifikuar demokracine qe funksionon per sa kohe ka nje opozite formale qe qendron brenda institucioneve. Ne kushtet qe te gjitha mjetet per te ushtruar mandatin opozitar jane zhbere, si dhe opozita ka deshmuar qe ne rastin me te mire ska forcen e nevojshme per ti perdorur efektivisht keto mandate ne luften opozitare dhe ne rastin me te keq eshte nje paterice e mazhorances aktuale, mendoj se qendrimi brenda sistemit e kthen misionin tim te opozitarit ne fasade te mazhorances ekzistuese ndaj dhe kam vendosur te dorezoj mandatin tim te keshilltarit bashkiak.

Vendimi per lenien e mandatit jo vetem nuk me pengon per te vazhduar luften time opozitare, por me jep lirine e domosdoshme ne situaten aktuale qe ndodhet vendi, per te gjetur format me efektive per te denoncuar kasten politike ne vend qe ka krijuar nje status-quo prej se ciles perfitojne te gjithe pak a shume njesoj, pavaresisht nese emrin e kane te shenuar ne borderone e Qeverise apo Opozites”– shkruan Topollaj.

/a.rada

Next Post
Befason moti në dhjetor, ja sa do të shkojnë temperaturat

Luhatjet e motit në Shqipëri, ja parashikimi për nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In