• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Demokratët shkojnë në kampet gjermane: Azili nuk është zgjidhje

by Java News
22/09/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia dhe anëtarë të Departamentit zhvilluan takime me azilkërkuesit shqiptarë në disa kampe në zonën e Limbourgut dhe Eltz pranë Frankfurtit.

Në një deklaratë për mediat të shperndarë nga Partia Demokratike, theksohet se “Në kampin Freiherr-Vom Stein Kaserne mbi 50 shqiptarë të ardhur nga Kukësi, Fushë-Kruja, Shkodra, fshatrat e Fierit dhe Lushnjes, thanë se shkak i emigrimit është varfëria e tejskajshme dhe pamundësia për një të ardhme normale. Azilkërkuesit vlerësuan vizitën e Departamentit të Emigracionit si takim i parë i përfaqësuesve politikë nga Shqipëria dhe shprehën indinjatën për shpërfilljen që Rama bëri me hapjen e ekspozitës së pikturave në Mynih”.

Drejtuesi i Departamentit të PD-së, Spahia, tha se “është pikëlluese që shqiptarët braktisin shtëpitë dhe mundin e një jete për të gjetur mundësitë dhe shpresën në azil, duke theksuar se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë zgjidhja”. Ai shprehu vendosmërinë e PD për të luftuar shkaqet e vërteta që detyrojnë shqiptarët të lenë vendin.

Gjatë takimit u theksua se “mazhoranca këmbëngul në refuzimin e shkaqeve të vërteta të azilit duke manipuluar opinionin, herë si trafik të qenieve njerëzore, herë si leksion diplomacie për politikat emigratore të BE, e herë si kritika për statistikat ndaj autoriteteve gjermane. Realiteti i azilkërkuesve është emergjencë kombëtare që kërkon një strategji emergjente masash”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Next Post

SPECIALE/ Publikohen 4 blloqet e propozimeve të PD për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com