• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rebelët” në PD: Vetëngrirja, akt qesharak! Zgjedhjet urgjente rrezikojnë përçarjen

by Java News
28/06/2017 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikët e Lulzim Bashës brenda Partisë demokratike, janë të pakënaqur me vendimin e tij për të ngrirë funksionet organizative.

Në një deklaratë të publikuar në mbrëmje, e treta brenda dy ditësh, figurat e PD kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të zotit Basha dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paanshëm zgjedhor brenda partisë.

Deklarata e plotë

“Ne anëtarë përfaqësues politikë të dy deklaratave të djeshme që kërkuam dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paanshëm zgjedhor brenda partisë, nisur nga zhvillimet e fundit deklarojmë se:

1-Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit  Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt  një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit. E konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të “vetëngrirjes”. Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij.

2-Akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD (Neni 40 pika 2)  si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit).

I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të  rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD.

Interesi eshte garantimi i gares se lire dhe te ndershme per te mundesuar bashkimin dhe jo percarjen e PD. Doreheqja kerkohet per kushte te barabarte gare per gjithe kandidatet. Ne perputhje me Statutin kerkohet mbledhja e kryesise qe te vendose per hapat e metejshem, perfshi mbledhjen e keshillit kombetar, reflektimin e disfates dhe organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet e organizuara me urgjence rrezikojne percarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit te lire dhe bashkepunuese”.

Next Post
Basha zgjeron rrethin e armiqve, tani sulm kundër deputetëve pro-Reformë, Selamit e Bregut

Përplasja te selia blu, Eduard Selami konfirmon incidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 26, 2026
EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com