• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Demokratët kanë frikë të më takojnë”, Topalli: S’më ka ndodhur as kur isha armike në kohën e Enverit..

by A R
22/03/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv duke folur për marrëdhënien që ka me dekoratët thotë se nga ana e tyre ka njëlloj distancimi.

Ajo tha se ka nga ata të cilët kanë frikë ta takojnë.

Kjo shton Topalli nuk i  ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, kur unë isha shpallur armike.

“Në qoftë se ne lejojmë që këto tri forca që janë ekzistuese, për mua janë e njëjta parti me tre seksione. Asnjëra prej tyre për mua, nuk janë as të majta as të djathta. Ato janë parti klienteliste, që nuk kanë prioritar funksionin publik dhe janë larguar shumë prej qytetarëve, shumë prej halleve të tyre dhe dëshpërimit të tyre. Ata i shohin më shumë si vota, si një numër votash dhe asgjë më shumë, pavarësisht se gjatë fushatës elektorale mund të dëgjosh premtimet më boshe, më hipokritte, por që unë nuk besoj se ka më shqiptarë që u besojnë.

Duke u kthyer te pyetja juaj e fundit, po sigurisht ka njerëz të cilët kanë frikë të më takojnë dhe mua më dhimbsen ata. Kjo nuk më ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës, kur unë isha shpallur armike, e deklasuar dhe, edhe kur isha në shkollë, pavarësisht nga biografia ime e keqe, mësuesit nuk ma kanë ngrënë kurrë notën, përkundrazi më kanë inkurajuar. Shoqet e mia mund të ishin bija të prindërve që mund të ishin anëtarë të Partisë së Punës, por nuk janë larguar prej meje. Ato më kanë respektuar, kanë pasur bindjet e tyre dhe unë bindjet e mia. Kurse sot ka njerëz që kanë frikë, kanë frikë nga kryetari dhe kanë frikë se mos humbin vendet e punës.

S’ka gjë më të rëndësishme sesa të mendosh që të ndryshosh këtë situatë për jetën tënde. Gjatë këtyre ditëve, në mënyrë të veçantë gjatë javës së fundit dhe ka qenë kjo një ndër arsyet që unë kam qenë shumë e zënë, kam bërë takime të pafundme me diplomatë të huaj kryesorë në Tiranë. Dhe njëri prej tyre më tha: “Ju shqiptarët keni tri jetë, që njërën ia dedikoni kryetarit të partisë, jetën e dytë ia dedikoni partisë dhe pastaj mendoni për jetën tuaj? Si ka mundësi?

Kam qenë në Shqipëri tri dekada më parë dhe të njëjtat probleme, njëlloj si tri dekada përpara, i gjej edhe sot. Pa folur për varfërinë. Politika në përgjithësi, nuk mendon që kjo varfëri, ky shkretim vlerash, kjo rënie e shtetit, kjo papërgjegjësi qeverisjeje në qeveri”. Ne jemi një vend i çudirave, ne s’kemi qeveri se këtu vetëm ka batuta, qeveris me batuta, ndërsa pjesa tjetër ka ikur nga opozitarizmi dhe nga misioni, i ka braktisur. Kemi qenë për tre vite pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk ndodh në ndonjë vend tjetër të botës, pa qeveri, pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.

Next Post
Foto/ Fyeu shqiptarët, Majko i kthehet ministrit serb: Çmimin për krime kundër njerëzimit e kanë pasur 5 mln dollarë

Majko: Kush prek zgjedhjet do të kërkonte belanë me qirinj! PD dhe LSI, rivalitet për lidershipin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In