• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët e refuzuan si deputet, protestuesit e Unazës së Re ndjesë Klevis Balliut: Të morëm më qafë, Basha ta vendosë në listë

by Ardit Rada
08/10/2020 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët që kanë qenë pjesë e protestës në Unazën e Re kanë bërë një shkrim të gjatë për t’i kërkuar ndjesë ish deputetit Klevis Balliu duke i thënë se sa i mirë është dhe se ata nuk e meritonin që të kishin mbështetjen e tij.

Ata akuzojnë Partinë Socialiste për ndërhyrje në zgjedhjet e PD-së në Pogradec dhe konkretisht sekretarin e Pëgjithshëm Taulant Balla.

Balliu u hoq nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, pas votimit të demokratëve.

Më poshtë letra e plotë, për të qeshur dhe për të qarë.

Reagimi i plotë:

Klevis Balliu

Ndjesë publike nga banoret e Unazës së Re

Zoti Balliu te kërkojmë ndjesë të morëm në qafë të përfshim në hallet tona të krijuam shumë probleme , Ti dhe çdo gjë nga vetja sakrifikove dhe politikisht , si dhperblim more dhunë urrejtje persekutim .

Këto fotot flasin vete , janë me qindra u përzgjodhën krejt rastësisht , nuk do reagonim fare por nuk po na zë vendi , nuk rrimë dot pa thënë dy fjalë.

Po bëhen rreth dy vite qe ti o njeri i mire je bashkëngjitur protestës me të gjatë dhe te dhunshme te ushtruar ndaj nesh .

Çdo ditë ke qenë në protestë dhe asnjë çast nuk na le vetëm, ne shi në te ftohtë orar pa orar u përfshive dhe ti në hallin tonë aty me ne.

Urrejtja dhe dhuna e ushtruar ndaj teje arriti kulmin, burgu shantazhet sharjet fyerjet nuk ndaluan dhe ti nuk u tërhoqe në asnjë moment.

Shumë procese gjyqësore te stisura të montuara pa fakte u ngritën ndaj teje për te penguar kandidimin tënd në zgjedhje, nuk ja arritën dot por mesa duket kanë gjetur metoda tjera të pabese dhe të turpshme dhe mesa duket kanë arritur të depërtojnë dhe në radhët e PD.

Ty o miku ynë ju prishe shumë punë , të kishin zili, flitej lart në biseda oligarkesh dhe qeveritarësh që ky po flet shumë po i jep gojës tepër, po na prish punë , nuk ja dolën dot me dhunë dhe me burg , por ja dolën me kulisa e intriga të të spostojnë .

E gjithë rilindja sy e vesh sot në Pogradec na u duk sikur Taulant Balla kish dorë në këto zgjedhje , reagime të shumta ne rrjete sociale , ja arritën qellimit zemra mal kënaqësi e madhe për ta , sharje ofendime në kor si ordinerë.

Trishtim i madh , mërzitje pa fund , ti ishe krenaria jonë miku ynë vëllai jonë , mezi prisnim kandidaturën tende në Unazë të Re , nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi , nuk e mori kush mundimin te na sqaronte.

Partinë Demokratike e kishim mbështetje, kishim një aleancë dhe qëndruam se bashku kundra zaptuesve , Ne meritonim respekt dhe dinjitet prisnim të na merrej mendimi pasi kemi dhëne kontribut të madh gjatë këtyre viteve.

Klevisi ishte zëri jonë forca jonë, largimi i tij në një zonë tjetër nuk e di kujt i interesonte por ne si banorë kurrsesi jo përkundrazi shumë nga ne e pamë veten si të lënë pas dore .

S’na erdhi mirë por nuk reaguam , këmbëngulja e Klevisit ndikoj që të mos krijohen probleme , na tha kudo që të jem unë do ju pergjigjem dhe premtimin do e mbajmë për atë qe kemi nënshkruar.

Ajo që ndodhi në Pogradec duhet tju shqetësoj te gjithë ju , dhe dikush duhet te dalë e ta shpjegojë përse duhej kjo shfaqje , kujt i intereson kjo urrejtje dhe përçarje mes kandidatësh dhe mbështetësve te tyre.

Edvini nuk i hapi listat do shkohet me lista të mbyllura dhe normal qe duhet ndërhyrë që mdërpritet ky sistem skualifikimi me probleme dhe përçarës tek mbështetësit

Partia Demokratike po përgatitet me kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje , shumë prej nesh dhe jush kanë mbetur të habitur dhe te vrare në shpirt për çfarë ndodhi , nuk e dimë se me çfarë kriteri është nxjerrë nga gara KLEVISI .

Lista kishte 10 emra , a ishte Klevisi më i panjohuri aty ..?? Puna sakrificat meritat e tij i dijnë të gjithë , ka diçka që nuk shlon ketu .450 anëtarë paskan votuar kundër vetëm ndaj ketyre dy personave , ju qenka vërsul i gjithë Pogradeci , ( 450 anëtarë 506 vota kundër sikur sdel llogaria , po për ata 8 kandidatët e tjerë nuk ka votuar asnjë kundër )…???

Shqetësimi i madh për ne, ndjehemi si të lënë në mes të rrugës. Pjesëmarrës në protestë jemi 400 familje me rreth 1 mijë banorë shto këtu dhe familje te tjera demokrate në Unazë dhe normalisht presim reagim nga strukturat drejtuese për ketë situate të krijuar .

Banoret e Unazës se Re nuk janë vetëm protestues por dhe votues , kemi sakrifikuar shumë , jemi grabitur dhunuar në mënyrë sistematike dhe çnjerëzore , meritojmë të na merret mendim dhe ne të pyetemi të përfaqësohemi denjësisht mezi presim qe te largohen këto kriminel dhe të vij PD në pushtet , Ne duam trajtim dinjitoz .

Ju lutemi shumë reagoni menjëherë mos na e ktheni shpinën mos na fyeni jemi në të drejtën tonë dhe presim nga mendje të qeta dhe të zgjuara të zgjidh ketë situatë jo të këndshme.

Klevis Balliu është propozim unanim në Unazë të Re na e mundësoni të bëjmë zgjedhjen tonë.

Zoti Basha kemi shumë besim tek ju mbështetjen e keni maksimale nga ne banorët e Unazës së Re.

/e.rr

Next Post
FOTO/ Rrjeti shpërthen për Klevis Balliun: Të votojnë Salianjin më shumë! U pa puna, do shkruaj libra tani

FOTO/ Rrjeti shpërthen për Klevis Balliun: Të votojnë Salianjin më shumë! U pa puna, do shkruaj libra tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In