• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët e lirë dhe “demokratët” e Berishës

by Mero Baze
15/05/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Votimi për listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë zbulon të vërtetën e mbajtjes peng të asaj partie nga Sali Berisha. Lista kryesohet nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, me dy figura: njëra politike dhe tjetri i afruar në PD vitet e fundit nga bota e profesionistëve të mjekësisë.

Rezultati tregon se, nëse Partia Demokratike lihet e lirë të zgjedhë, zgjedh figurat që do publiku dhe jo figurat që do Sali Berisha. Mendoni për një moment që Tabaku të ishte në listë të hapur me Vokshin, Noikën apo Balliun – si do dilte rezultati?

Për të shmangur këtë ballafaqim shkatërrues, Berisha i ka mbrojtur ata në listën e sigurt, pasi po të ishin në këtë garë, do ishin simbol i bojkotit nga demokratët.

Nga ana tjetër, votimi i demokratëve të lirë tregon edhe sa farsë kanë qenë primaret e Berishës për listën e preferuar të tij. Njerëzit që ai donte t’i promovonte në primare, i futi në disa qendra të caktuara dhe i mbylli në listën e sigurt, ndërsa ata që fituan vetë votat, i la prapë në listat e hapura. Kjo tregon se ai ka qenë i ndërgjegjshëm, fjala vjen, që Klevis Balliu nuk ishte votuar askund në Tiranë përveç atyre qendrave ku shoqërohej nga bodigardi i tij dhe nuk mund të dilte në një listë të hapur pa u diskredituar.

Tabaku dhe Alimehmeti, si dy kryesues të listës së PD në Tiranë, tregojnë fare qartë tipologjinë e kandidatit të votuar të PD-së nga elektorati, në kontrast me “ushtarët” që Berisha dëshiron në Kuvend. Tabaku e ka fituar profilin nga beteja politike në Kuvend dhe nga opozita efikase që ka bërë, ndërsa Alimehmeti përfaqëson tipologjinë e një politikani të ri, qytetar dhe të painfektuar nga stereotipet e politikanit berishist.

Por edhe të tjerët pas tyre përfaqësojnë në një farë mënyre njerëz jo konformistë. Për shembull, rezultati i Myslym Murrizit, edhe pse nuk i afrohet tanimë vijës fituese, është mbresëlënës dhe shumë cilësor nga ana politike, pasi i ka pasur qëndrimet e hapura – qoftë ato kritike ndaj Berishës, qoftë ndaj “ushtarëve” të tij.

Votimi tregon gjithashtu edhe votën e orientuar politike të Forumit Rinor për Muçollarin, votën lokale për Dogjanin, apo mbështetjen financiare për vajzën e një biznesmeni – por të gjitha këto tregojnë mungesën e influencës së Berishës në atë votim.

Pra, demokratët e Tiranës, kur i lë të lirë, votojnë dhe mendojnë ndryshe nga sa vendos Sali Berisha, dhe kjo tregon se armiku kryesor i tij është pikërisht vota e lirë – madje edhe brenda partisë së tij.

Next Post
Numërimi i votave nga Greqia, KQZ anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik, lejohet vetëm nga një për subjekt

Numërimi i votave nga Greqia, KQZ anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik, lejohet vetëm nga një për subjekt

Comments 1

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Deri sa PD të ketë në krye Sali Nerishe, ka të sigurtë rrugën drejtë shkermoqjes dhe tretjen e kesaje force politike.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In